fbpx

Mitreski: LSDM e ka rritur ndihmën sociale për 300%, në mandatin e ri sigurojmë ndihmë sociale më të lartë për 34.000 familje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Deklaratë për media, Jovan Mitreski, bartës në NZ 5

LSDM në tre vitet e kaluara në kontinuitet ka treguar se çfarë nënkupton kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët njëjtë, nga ana tjetër VMRO-DPMNE në kontinuitet ka treguar kujdes vetëm për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tyre kriminel.

Në vend që t’u ndihmonte kategorive të ndjeshme të qytetarëve, VMRO-DPMNE 11 vite ka manipunuar me ndihmën sociale, e ka mbajtur në minimumin e padinjitetshëm dhe i ka keqpërdorur për qëllime partiake para zgjedhjeve.

Për tre vite, LSDM ka miratuar reformën sociale me të cilën ndihma sociale është rritur për 300 për qind, ka sjellë shtesat për fëmijë dhe arsim.

Vazhdojmë të kujdesemi edhe më shumë edhe më mirë. Në mandate e ri sigurojmë ndihmë sociale më të lartë për 34.000 familje dhe shtesë fëmijërore për 65.000 fëmijë!

E kemi zgjidhur problemin me të falimentuarit që VMRO-DPMNE i ka injoruar. 12.000 punëtorë të falimentuar përfitojnë nga 8.000 denarë në muaj, ndërsa së shpejti do të përfitojnë dhe kartelë pagesore vendore prej 9.000 denarëve.

Angazhohemi që t’i kthejmë paratë tek qytetarët, këtë e vazhdojmë edhe në kohën e krizës me koronavirusin.

28 milionë euro kthejmë prapa tek 324.000 qytetarë përmes kartelës pagesore vendore dhe kuponit për turizëm.

E kemi rritur përfshirjen e kartelës pagesore vendore. Përveç të falimentuarve, kartelë me 9.000 denarë do të përfitojnë edhe pensionistët me pension deri në 15.000 denarë, prindërit vetushqyes, si dhe të papunësuarit që nuk janë kërkues aktiv të punës.

Ndërtojmë shtet që ligjor që është i drejtë për të gjithë.

I kemi ulur shpenzimet për noterë dhe përmbarues, plotësisht kemi larguar 11 pika për shpenzime të përmbarimit.

Me shlyerjen e kamatave të borxheve të personave fizik, kemi fshirë 10 milionë euro borxh të qytetarëve.

Dënimet i kemi zvogëluar deri në 75 për qind, kemi sjellë vërejtje para dënimit dhe dënim proporcional.

Të nderuar,

Dallimi është i qartë

LSDM kujdeset për të gjithë dhe i kthen paratë prapa tek qytetarët, VMRO-DPMNE kujdëset vetëm për ripërtëritje të regjimit dhe merr para nga qytetarët.

Për atë, më 15 korrik qytetarët do të votojnë për konceptin që mundëson më shumë para në buxhetet e tyre, dhe jo ripërtëritje të regjimit që u ka vjedhur paratë.

Më 15 korrik qytetarët do të votojnë për shtet të së drejtës, për shoqëri fer dhe të drejtë.

Ripërtëritje të krimit, ripërtëritje të regjimit nuk do të ketë.

https://www.youtube.com/watch?v=OnfnyK2GKsE&feature=emb_logo

Последни вести