fbpx

Zaev në takim me të falimentuarit në Kumanovë: 12.000 punëtorë të falimentuar sot përfitojnë kompensim mujor prej 8.000 denarëve, do të përfitojnë edhe kartelë pagesore prej 9.000 denarëve

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për media

“E keni dhënë jetë për atdheun. Është e pandershme që të mbeteni pa të ardhura, ju punëtorët e falimentuar. Për atë, kemi sjellë 8.000 kompensim mujor për 12.000 punëtorë të falimentuar që të kenë me çka ta kalojnë muajin. Kjo është shoqëri fer dhe e drejtë”, i porositi kryetari Zaev punëtorët e falimentuar në Kumanovë.

Kryetari Zaev theksoi se edhe punëtorët e falimentuar në periudhën e ardhshme do të përfitojnë kartelë pagesore prej 9.000 denarëve dhe shtoi se gjatë dy viteve e gjysmë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka dëshmuar se çka është kujdesi i vërtetë për popullin, për të gjithë qytetarët.

“Dëshmuam se ka para në vendin tonë për qytetarët. Kemi sjellë pensionin social. Ndihmën sociale e kemi rritur për 300 për qind, kemi sjellë shtesa për fëmijë dhe arsim, kemi rritur përfshirjen e fëmijëve me këto masa. Sigurojmë ndihmë sociale më të lartë për 34.000 familje dhe shtesë fëmijërore për 65.000 qytetarë. Investojmë në kapitalin njerëzor, ndërsa VMRO-DPMNE paratë e qytetarëve i ka shpenzuar në përmendore, muze, fasada të ndryshme. Mandatin e ardhshëm – kujdesi social vazhdon edhe më shumë edhe më mirë”, përfundoi kryetari Zaev.

Последни вести