fbpx

Carovska: Kemi krijuar kushte që të kemi sistem gjyqësor që vepron lirshëm

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për media

Kemi krijuar kushte, kemi sjellë kornizë ligjore, që sistemi gjyqësor të veprojë lirshëm, sistemi gjyqësor të vetrevidohet, sepse pushteti gjyqësor është i pavarur dhe të mos lejojmë që të përzihen një pushtet me tjetrin dhe asnjë parti politike të mos ndërhyjë në gjyqësi, theksoi bartësja e listës së koalicionit “Mundemi” në njësinë e parë zgjedhore, nënkryetarja e LSDM-së, Mila Carovska, në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5.

Qytetarët duhet të jenë partner në luftën me korrupsionin, do të shpërblehen ata që paraqesin, tha Carovska.

Ligji për prokurori publikë është sjellë në përputhje me të gjitha standardet evropiane, theksoi Carovska, duhet shtuar se rasti “Zhvatja” është shembull se si për herë të parë në shtetin tonë, një prokuror/e mund të ulet në bankën e të akuzuarit dhe të dënohet, kjo nuk ka mundur të ndodh në 12 vitet e kaluara.

Kjo është e njëjta VMRO-DPMNE që ka sjellë 200 ligje për 12 orë edhe atë natën, i ka bllokuar ligjet që kanë qenë të mira për qytetarët, derisa ishin në opozitë, porositi Carovska.

Ajo shtoi se qytetarët mund të bëjnë dallimin se kush flet vetëm në mënyrë deklarative, e kush në mënyrë praktike, ajo që kemi bërë ne është që secili ligj është sjellë në konsultim me të gjitha palët e prekura, të gjitha të dhënat ishin publike, për dallim nga VMRO-DPMNE.

Asnjë nga VMRO-DPMNE nuk u distancua nga Gruevski, të gjithë tentojnë të tregojnë pasqyrë të re, por ende aty përkasin, theksoi bartësja e listës së koalicionit “Mundemi” në njësinë e parë zgjedhore, nënkryetarja e LSDM-së, Mila Carovska.

Последни вести