fbpx

VMRO-DPMNE dhe Mickoski i nënvlerësojnë qytetarët, nuk kanë koncept dhe ofrojnë vetëm ripërtëritje të regjimit

Facebook
Twitter
LinkedIn

Konferencë për shtyp, Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së

Të nderuar qytetarë, të nderuar gazetarë,

Kjo fushatë zgjedhore, përsëri në mënyrë të qartë dhe precize e ka treguar dallimin në mes LSDM-së dhe koalicionit Mundemi dhe VMRO-DPMNE-së.

Nga njëra anë koncepti ynë që na shpien përpara, programi ynë dhe oferta, vendimet tona për qytetarët, të cilat janë të përpunuara qartë, tërësisht dhe me themel.

Nga ana tjetër kemi vetëm zi, pa koncept, pa vizion, vetëm ofertë për ripërtëritje të regjimit, ripërtëritje të ndarjeve.

VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski i nënvlerësojnë qytetarët, nuk i dinë problemet e tyre, nuk ju interesojnë nevojat e tyre.

Këtë e shohim gjatë tre viteve të kaluara, e shohim në fushatë, e shohim edhe në programin e tyre zgjedhor.

Programi i VMRO-DPMNE-së me të cilin Mickoski dhe VMRO-DPMNE  aq shumë mburen në të vërtetë nuk është asgjë përveç një përmbajtje e keqe, e mbushur me mjegullnaja, projekte joreale, dhe premtime hipokrite dhe të vonuara.

VMRO-DPMNE sot premton 20.000 euro grante për bujq të rinj, premton zgjidhje të problemit të borxheve për komunat, premton ratifikim të Konventës së Stambollit, dhe të gjitha këto punë tashmë janë kryer nga Qeveria dhe shumica parlamentare e LSDM-së.

Edhe një nga shumë dëshmitë se VMRO-DPMNE punon kundër qytetarëve është premtimi i tyre për koncesione për miniera. LSDM dhe qytetarët me vite kanë luftuar që të mos ketë miniera të rrezikshme, ndërsa VMRO-DPMNE përsëri i premton minierat e vdekjes.

Për VMRO-DPMNE-në profiti është gjithmonë para shëndetit të qytetarëve, para mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Premtimi më hipokrit i VMRO-DPMNE-në në të ashtuquajturën ripërtëritje është premtimi për zero tolerancë për korrupsion dhe premtimi për sundimin e ligjit.

Sot, zero tolerancë ofron Mickoski i cili çdo ditë ka thyer masat dhe ndalesat për mbrojtje nga koronavirusi, ofron Igori për të cilin dëgjuam se si do t’i rrihte gratë dhe do vriste njerëz. Sundim të ligjit ofron Mickoski që ik nga përmbaruesit dhe Igor Durllovski që ka udhëhequr turmën për të vrarë më 27 prill në Kuvend.

Kjo është e ofertë e pandershme, e pasinqertë dhe joserioze, kjo është ofertë për ripërtëritje të regjimit.

Qytetarët më 15 korrik do ta japin vlerësimin e vërtetë për këtë ofertë, për këtë qasje të VMRO-DPMNE-së.

Më 15 korrik qytetarët masovikisht do rreshtohen pas LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” dhe do t’i shkaktojnë humbje të re Mickoskit të papjekur dhe VMRO-DPMNE-së së pa reformuar.

Последни вести