Deklaratë për media, Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së
Tre vite LSDM-ja është e përkushtuar në realizimin e konceptit paratë ti kthejmë tek qytetarët.
Tre vite sigurojmë më shumë para tek secili individ, në secilën familje.
Që në 100 ditët e para të mandatit e kemi rritur rrogën minimale edhe atë për të gjithë sektorët pa diskriminuar të punësuarit në industrinë e lëkurës, këpucëve dhe tekstilit.
Sot edhe pas të gjitha kundërshtimeve të VMRO-DPMNE-së, rroga minimale ka vlerën e 14.500 denarëve. Deri në fund të mandatit të ri do ta sjellim në 20.000 denarë, gjegjësisht për 120 për qind më shumë nga rroga minimale prej 9.000 denarëve në kohën e VMRO-DPMNE-së.
Në këto tre vite është rritur edhe rroga mesatare. Në mandatin e ardhshëm do të rritet edhe më shumë. Rroga mesatare prej 34.000 denarëve është qëllimi jonë deri në fund të mandatit dhe nuk kam dyshim që atë do ta realizojmë.
E kemi përmirësuar padrejtësinë ndaj punëtorëve të ndërmarrjeve të falimentuara. Sot, 12.000 bashkëqytetarë tanë përfitojnë nga 8.000 denarë kompensim mujor, ndërsa në periudhën e ardhshme do të përfitojmë edhe kartelën pagesore vendore prej 9.000 denarëve.
Përderisa shumëkush nuk ka besuar, ndërsa VMRO-DPMNE fuqishëm kundërshtonte, e kemi sjellë dhe realizuar masën më serioze dhe transparente me të cilën për herë të parë shteti kthen para direkt në llogaritë e qytetarëve.
Me “TVSH-ja ime” për vetëm tre kuartale kemi kthyer 10,7 milionë euro tek qytetarët. Ky projekt vazhdon edhe më mirë sepse e kemi rritur limitin prej 600 denarë në 800 denarë në muaj, nga 7.200 në 9.600 denarë në vit për individ.
Me konceptin paratë tek qytetarët nuk ndalemi edhe kur përballemi me krizën shëndetësore dhe ekonomike. Përkundrazi, vazhduam ta realizojmë edhe më mirë edhe më shumë.
Me kartelat pagesore vendore dhe me kuptonin për turizëm, ndaj më shumë 324.000 qytetarëve kemi kthyer 28 milionë euro për blerje të shërbimeve dhe produkteve vendore, për vizitë në objektet dhe qendrat tona turistike.
Në periudhën e ardhshme, përveç punëtorëve të ndërmarrjeve të falimentuara, kartelë pagesore vendore prej 9.000 denarëve përfitojnë edhe pensionistët me pensione më të ulëta se 15.000 denarë, personat që janë kërkues pasiv të punës dhe prindërit beqar.
Kjo, të nderuar, është dëshmi e vërtetë se çfarë do të thotë kujdesi për të gjithë dhe patriotizëm i vërtetë ekonomik.
Qytetarët e shohin dallimin dhe për atë më 15 korrik në zgjedhje plotësisht të sigurta, në zgjedhje me mbrojtje të plotë, qytetarët do të zgjedhin që ky koncept të vazhdojë edhe më shumë edhe më mirë.
Më 15 korrik qytetarët zgjedhin të vazhdojë rritja e rrogave dhe pensioneve, paratë të kthehen në buxhetin e tyre dhe nuk do të lejojnë ripërtëritje të regjimit që ua ka vjedhur paratë.