Zaev për Alsat: Ne kemi sjellë vendime të guximshme dhe historike, tani është radha e qytetarëve, të dalin dhe të votojnë për LSDM-në dhe koalicionin “Mundemi”

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Komunikatë për media

Që të mund të gjithë qytetarët të jenë të mbrojtur, që të jemi të sigurt se nuk do të anulohen ligjet historike dhe marrëveshjet me fqinjët, opsioni i vetëm është që qytetarët të votojnë për Koalicionin “Mundemi”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në intervistë në televizionin Alsat-M.

“Nga ana tjetër keni njerëz si Gordana Siljanovska që hapur flasin kundër ligjit të gjuhëve, marrëveshjes së Prespës dhe marrëveshjes me Bullgarinë. Ata flasin edhe për anulimin e marrëveshjes kornizë dhe rregullim të ri të shtetit. Kjo nënkupton konflikte të reja. Probleme të reja. Me këto nuk mund ta sjellim Evropën në shtëpi.”, theksoi ai.

Zaev theksoi se në zgjedhje është e rëndësishme secila votë, secila votë mund të sjellë ndryshim.

“Duke votuar për partitë tjera nga blloku shqiptar që mund të hyn në koalicion me Mickoskin, kjo nënkupton minim të integrimeve euroatlantike, por edhe i marrëveshjeve të cilat na e kanë mundësuar këtë. Nuk besoj që Mickoski do të ketë mundësi të tillë, t’i anulojë të gjitha sukseset. Por, nga përvoja ime politike them, edhe qindra vota kanë fuqi ta vendosin të ardhmen e shtetit. Ne kemi sjellë vendime pa menduar për rejtingun personal ose partiak. Kemi sjellë vendime të guximshme dhe historike. Tani është koha që qytetarët ta bëjnë të njëjtën”, përfundoi Zaev.