fbpx

Zaev nga tribuna qendrore në Shkup: Shkupi liridashës e din se BE dhe NATO janë rruga e drejtë

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për shtyp

“Mbani maska, por e shoh shpresën në fytyrat tuaja. Shkupi i lirë gjithmonë ka qenë avantgarda dhe krenaria jonë”, kështu kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, e ka hapur fjalimin e tij në tribunën qendrore të Koalicionit “Mundemi”, në Shkup.

Kryetari Zaev ka porositur se sot rruga e drejtë nënkupton BE dhe NATO, nënkupton kujdes për të gjithë, nënkupton mbrojtje nga KOVID-19, rritje ekonomike dhe më shumë para për secilin.

“Është i bukur Shkupi i lirë që beson se shkojmë në rrugë të drejtë, Shkupi që e din se rruga e drejtë është kujdesi për të gjithë, kujdesi për të gjithë që e kemi treguar me vepra gjatë tre viteve të kaluara. Kujdesi për më të vërfërit, kujdesi për bashkësitë etnike më të vogla në numër, kujdesi për gratë, kujdesi për personat me nevoja të veçantë, kujdesi i barabartë për të gjithë, kryeqyteti ynë Shkupi e din se është në rrugë të drejtë sepse kemi  ekonomi zhvillimore vendore të vërtetë, sepse kemi treguar që ndërkohë që zgjidheshin çështjet më të rëndësishme për vendin ne kemi mundur që të kujdesemi edhe për ekonominë tonë.

Shkupi e din se BE dhe NATO janë rruga e drejtë. E din se jemi në rrugë të drejtë sepse e sheh se jemi më të suksesshmit në luftën me KOVID-19, Shkupi e din se jemi në rrugë të drejtë sepse e din që kjo është rruga që na dërgon drejt rendit, disiplinës dhe drejtësisë. Shkupi, Shkupi ynë i lirë që gjithmonë e ka inkurajuar brendësinë e Maqedonisë e din që jemi në rrugë të drejtë sepse kemi krijojmë eko-shtet, Shkupi e din se këto gjashtë shtylla janë rruga e drejtë, Shkupi e din se mundemi, Shkupi e din mundemi edhe më mirë, edhe më shumë”. porositi Zaev.

Последни вести