fbpx

Shekerinska: Qytetarët tanë sot janë qytetarë të botës, të barabartë me më të fuqishmit në NATO dhe me mirëpritje të hapur në BE

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për shtyp

Flasin për dinjitet në vend që ta përulin kokën dhe të kërkojnë falje që 11 vite me të gjitha forcat e kanë shkelur dinjitetin e popullit dhe shtetit të tyre. Flasin për dinjitet ata që 11 vite kanë qeverisur me frikë dhe kërcënime, ata që i kanë vjedhur qytetarët dhe e kanë izoluar vendin, e futën në urrejtje dhe e shndërruan në viktimë.

Ata që lideri i tyre iku me paratë e qytetarëve ndërsa ata përsëri bëjnë gjithçka ta kthejnë mënyrën e tij të qeverisjes – që të vazhdojnë të frikësojnë dhe të pasurohen në llogari të së ardhmes të secilit qytetar.

Për dinjitet flasin ata që kanë bërë pazare për vota me leje për ndërtime të egra dhe me shkatërrim të Ohrit, ata që qytetarët i kanë nënvlerësuar dhe detyruar të votojnë për ta duke treguar dëshmi për të nën kërcënim për vendin  e punës, ata që i lanë në mëshirë të fatit Ohrin, Kurbinën dhe Shtëpinë e oficerëve që janë krenaria dhe dinjiteti jonë autentik. Ata që pushtetin e llogarisin si mundësi për shfrytëzim personal të financave ndërsa popullin në shërbim të tyre.

Ata nuk meritojnë mundësi të dytë për ta vazhduar të njëjtën.

Qytetarët e Maqedonisë sot janë qytetarë të botës, të barabartë me më të fuqishmit në NATO dhe me mirëpritje të hapur në BE, me identitet dhe gjuhë të ruajtu, konfirmuar dhe pranuar në botë. Nuk ka dinjitet më të madh se kjo. Qytetarët sot janë adresa ku i kthejmë paratë, nuk i investojmë në pallate të bardha dhe stiropor.

T’i lëmë politikat retrograde atje ku e kanë vendin – në të kaluarën. Sepse ata vetëm flasin ndërsa ne kujdesemi edhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore, edhe për liqenin edhe për Kurbinën, Shtëpinë e oficerëve dhe për gjuhën. Për identitetin tonë autentik maqedonas. Për dinjitet.

Të nderuar qytetarë, luftuam për liri së bashku, e kemi vendosur vendin në rrugë të drejtë. Më 15 korrik rrethoni numrin 3 që të vazhdojmë së bashku. Vetëm të bashkuar mundemi përpara. T’ua mbajmë leksionin e fundit së bashku – regjim asnjëherë më në Maqedoni!

Последни вести