fbpx

Shekerinska: BDI ishte në pushtet edhe në 11 vitet e kaluara por asnëjherë nuk propozoi që të rritet rroga minimale

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për shtyp

Fushata jonë është që të flasim për problemet e qytetarëve dhe për zgjidhjet, si rezultat i atyre diskutimeve në vitin 2016, 2,5 që kur jemi në Qeveri rroga minimale është rritur për 5,500 denarë, ndërsa BDI ishte në pushtet edhe gjatë 11 viteve të kaluara por asnjëherë nuk propozoi rritjen e rrogës minimale, tha bartësja e listës së kandidatëve të koalicionit Mundemi në njësinë zgjedhore 5, nënkryetare e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, në debatin para zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut, në Top Tema në televizionin Telma.

Megjithatë pyetja që shtrohet është se a do të merremi me temat që nënkuptojnë jetë ose do të kërkojmë arsyetime për ofertën e dobët dhe mendoj se VMRO-DPMNE gjithmonë kur nuk se çfarë të ofrojë, fillon frikësimin e qytetarëve, për atë nuk janë këtu, sepse nga ajo që dëgjova në dy tubime, flasin për federalizim, tha Shekerinska.

Partia e vetme në këtë shtet që ka biseduar për zgjidhje territorial të problemeve politike është vetëm VMRO-DPMNE, Grupçinin e mësuan të gjithë nga ideja e VMRO-DPMNE-së që të na ndajë, porositi Shekeriska.

Në lidhje me ofertën e BDI-së – Naser Ziberi të jetë kryeministër, Shekerinska tha se qytetarët do ta thonë mendimin e tyre më 15 korrik dhe ata do të vendosin se kush do të jetë kryeministër dhe si do të jetë përbërja e Qeverisë sepse ajo Qeveri del dhe thotë se do të bashkëpunojmë të gjithë dhe kjo është sinqeritet ndaj qytetarëve.

Mendoj që të gjitha partitë do të pajtohen se pa dallim të folklorit gjatë zgjedhjeve, kryeministri i ardhshëm do të jetë Zoran Zaevi, po, maqedonasi që e ka mbështetjen rekorde tek maqedonasit dhe tek shqiptarët, turqit, vllahët, romët, boshnjakët dhe serbët, porositi Shekerinska.

Ajo tha se nervozimi i këtij lloji është pikërisht shkaku që jemi në rrugë të drejtë, jo vetëm si shoqëri por edhe si shtet arritëm të tregonim se është e mundur të kemi lider që nuk do të ndajë por do t’i bashkojë qytetarët.

Kjo është shenjë e pjekurisë në këtë shtet, qytetarët shqiptarë kanë mundur ta shohin se Zoran Zaev ka sakrifikuar që Talat Xhaferi të bëhej kryetar i Kuvendit, tha Shekerisnka.

Sakrifica jonë më 27 prill nuk ishte sakrificë për ndonjë përfitim personal, sakrifica jonë ishte që shtetin ta bëjmë shtet normal, atëherë ishte zgjedhja e Talat Xhaferit por ishte edhe çështja se a do të mundësohet transfer demokratik i pushtetit, tha Shekerinska.

Sa ju përket gënjeshtrave, unë, Zoran Zaev, LSDM dhe mendoj secili qytetar racional nuk vendos shenjë të barazisë në mes BDI-së dhe shqiptarëve sepse ai lloj i shenjës së barazisë nuk guxon të vendoset për asnjë bashkësi etnike, shqiptarët nuk qëndrojnë pas të gjitha vendimeve, që BDI i proklamon, tha Shekerinska.

Ajo ia potencoi Xhaferit se 11 vite partia e tij ka qenë në koalicion me dikë që unë e kam dëgjuar me veshët e mi se ju ka quajtur indianë dhe e dini si.

Unë i kam dëgjuar edhe ato edhe këto bomba për të ditur se çka flas. Ndërsa ju vuani nga sindromi i VMRO-së që dëgjoni sipas nevojës, dy do t’i dëgjoni ndërsa të tjerat jo që të mund të përdorni gënjeshtër, tha Shekerinska, duke shtuar se BDI ka gabuar shumë gjatë viteve të kaluara dhe një nga kritikat e qytetarëve është se ne ju kemi mundësuar kontinuitet.

Ne treguam se dimë të gjejmë zgjidhje për problemet dhe për ato zgjidhje kemi arritur të bëjmë konsensus që nuk është ekskluzivitet i askujt, duke e përfshirë edhe BDI-në, prositi zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, në debatin para zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik, në Top Tema në televizionin Telma.

Последни вести