Zaev nga Manastiri: Më 15 korrik votojmë për numrin 3, vota për LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” është votë për sigurinë dhe përparimin ekonomik
Deklaratë për media, Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së
Të nderuar qytetarë, të nderuar gazetarë,
Para nesh, të mërkurën janë zgjedhje të rëndësishme,
Zgjedhje në të cilat secili prej nesh duhet të tregojë se në cilin drejtim do të ec shteti.
Opsionet e ofruara janë parë në dy fushata tërësisht në ndryshme. Nga njëra anë kemi parë optimizëm, koncept të qartë, shpresë, mundësi dhe të ardhme – thamë dhe treguam se MUNDEMI ta realizojmë.
Nga ana tjetër – errësirë, zi, humor të papërshtatshëm në kurriz të popullit të vet – tashmë janë parë – e kaluar.
Ky është dallimi – nga njëra anë fushatë e dinjitetshme, me të gjitha masat për mbrojtje nga Kovid, nga ana tjetër fushatë e rrezikshme – me të gjitha shkeljet e masave dhe të gjitha fjalët e këqija që i dëgjojmë nga ana e tyre.
Më 15 korrik vendosim se a do të rriten rrogat e qytetarëve, ose do të mbushet xhepat e njerëzve të Gruevskit.
Zgjedhja është e thjeshtë, por puna nuk është e kryer paraprakisht.
A do të shkojmë përpara varet nga secili prej nesh, nga secili prej jush.
Në këto zgjedhje, vota për LSDM-në është votë për siguri, vota për VMRO-DPMNE-në është votë për kthim prapa, për rrezik nga një regjim i ri.
Të nderuar qytetarë,
Mos e nënvlerësoni fuqinë, mos e vëni në lotari të ardhmen.
Shteti do të vazhdojë përpara vetëm nëse ju vendosni ashtu, vetëm nëse dilni më 15 korrik dhe votoni në zgjedhje të sigurta.
E kërkuam votën tuaj për mandate të ri dhe të pastër. Që t’i vazhdojmë politikat e mira. Që të vazhdojmë tutje edhe më shpejtë. Të mos e humbim mundësinë që bashkë e krijuam për atdheun tonë.
Të mërkurën, më 15 korrik të votojmë që të vazhdojmë përpara drejt zhvillimit, drejt integrimit, drejt rritjes ekonomike dhe më shumë para për të gjithë …. dhe përfundimisht drejt drejtësisë.
Kjo është rruga e vërtetë, të gjitha të tjerat janë rrugë pa krye dhe paqartësi.
Të votojmë për numrin tre, për LSDM-në, për “Mundemi”, të votojmë për opsionin më të sigurt!
Ju falemnderit.