fbpx

Zaev dhe porosi për të rinjtë: Ky është vendi juaj, qëndroni këtu, bëhuni pjesë e evropianizimit dhe përparimit të shtetit

Facebook
Twitter
LinkedIn

Kryetari i LSDM-së në tribunën e LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” të mbajtur në Çair, dërgoi porosi deri tek të rinjtë që të qëndrojnë në vend dhe të luftojnë për përparim dhe zhvillim, për evropianizim të shtetit përmes proceseve për negociata me BE-në dhe anëtarësimit në NATO.

  • Një porosi për të rinjtë, të mos mendojnë për jashtë. Atje në Gjermani, Zvicër, Itali, Austri ndoshta marrin rrogë më të madhe, por kur vjen fundi i muajit dhe paguajnë qiranë dhe të gjitha faturat, nuk është se ju mbetet shumë për jetë. Atje zhvillimi e ka arritur nivelin e tij, reformat kanë ndodhur, sfidat kanë përfunduar, ndërsa një jetë e kemi. Sfidat janë këtu. Këtu është lufta. Këtu ndodh evropianizimi i shtetit. Këtu do të jenë reformat që duhet t’i bëjmë. Këtu do të rritet standardi ekonomik i popullit. Për atë, le të qëndrojnë këtu, këtu të luftojnë. Këtu të lënë shenjë. Për atë të dashur të rinj, qëndroni në shtëpi! Unë dhe këta njerëz rreth meje do të luftojmë, do të luftoni edhe ju! Ky është vendi juaj, do të luftojmë në shtëpi, sepse ky është patriotizëm!”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në Çair.

Në fjalim, në mes tjerash, kryetari Zaev potencoi se sot, patriotizëm është të ngritet standardi ekonomik dhe të sigurohen sa më shumë para prapa për qytetarët.

  • Sot, patriot është ai që ia zgjat dorën tjetrit, që ndërton unitet. Patriot është ai që e ngrit standardin ekonomik dhe të gjithë ekonominë. Patriot është ai që për 2,5 vite hap 64.000 vende pune, jep 300% ndihmë sociale më të madhe për të varfrit, e sjellë pensionin social shtetëror, kujdeset për 12.000 punëtorë të falimentuar. Patriot është ai që kishte guximin për t’i hequr kuotat e barnave, për ta rritur rrogën për 40% për mjekët specialist, 25% për motrat medicinale, 21% për arsimtarët, 31% për edukatorët, tha Zaev.

Me respekt,

Последни вести