Bartësi i listës për kandidatë për deputetë në njësinë zgjedhore numër 2, Oliver Spasovski, sonte u është drejtuar qytetarëve të komunës së Butelit – Shkup.
“E vendosëm shtetin në rrugën që nënkupton ardhmëri, siguri dhe prosperitet. E larguam regjimin. Treguam se çfarë do të thotë vizion dhe guxim, punë dhe vendime inkurajuese. Sollëm një shoqëri për të gjithë ku secili është i rëndësishëm. Kjo është NZ 2, Maqedonia në miniaturë, treguam se si duhet të jetojmë bashkë, ky është koncepti i sigurisë. Këtu të gjithë së bashku dërgojmë porosi se si duhet të jetohet dhe të punohet së bashku. Këtu kur flasim për “njeriun tonë”, flasim për njeri që kujdeset për të gjithë. “I joni” është secili që i kupton vuajtjet dhe dëshiron të gjejë zgjidhje, që mund të flet në Nagoriçan të vjetër dhe në Kumanovë, në Haraçinë dhe në Likovë, njëjtë edhe në Shuto Orizare, Çuçer Sandevë, Gjorçe Petrov. Në anën tjetër e kemi VMRO-DPMNE-në e njëjtë që e ka mbajtur vendin në regjim, vjedhje, kërcënime. Atë që e ofrojnë sot është e rrezikshme, kthim në regjim. Dëshirojnë të na kthejnë në kohërat e errëta, skenarët dhe ndarjet. Nuk kanë qëndrim. Krijojnë lajme të rrejshme. Kanë bërë propagandë. E kanë dëmtuar shtetin. E dimë pse e bëjnë – ka përgjigje, a mund të thonë “Ne ofrojmë kthim të regjimit?”, tha Spasovski.
“Ne i kemi bërë hapat e vërtetë. Jemi vendi i 30-të anëtar i Aleancës. Nga një shtet në regjim, për tre vite e presim seancën e parë ndërqeveritare për fillim të negociatave me BE-në. Këtë rrugë që e ofrojmë sjellë siguri, vizion të qartë që duhet ta bëjmë në periudhën e ardhshme. Nëse kemi mundur të hymë në NATO, mundemi edhe në BE, nëse deri tani jemi përballur me këto çështje të rëndësishme, i kemi stabilizuar institucionet, mundemi edhe më shumë edhe më mirë”, shtoi Spasovski.
Bartësi i listës në NZ2, Spasovski përmendi investimet në shëndetësi dhe në ekonomi gjatë tre viteve të kaluara, që ndihmuan në përballje të suksesshme me krizën ekonomiko-shëndetësore, për dallim nga koha e VMRO-DPMNE-së kur u shkatërruan institucionet.
“Ofrojnë ripërtëritje, por ripërtëritja ka filluar para tre viteve kur e larguam regjimin nga pushteti. Për atë duhet ta mposhtim përsëri regjimin dhe t’i japim hapësirë që për katër vitet e ardhshme të reformohen, të jenë parti që kur ka nëvojë për interesat nacionale, të qëndrojë prapa qytetarëve. Është e rëndësishme që ky opsion progresiv të vazhdojnë”, porositi Spasovski.
Bartësi i listës në NZ2, Oliver Spasovski si një nga investimet më të mëdha në komunë përmedi ndërtimin e objektit më të madh për 300 banesa sociale.