Sontë nga tribuna qytetare në Ohër, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev e prezantoi programin e Koalicionit “MUNDEMI” për Ohrin, dhe ato që janë punuar në dy vitet e kaluara.
Zaev ka apeluar të vazhdojmë të luftojmë për Ohrin, për atdheun, sepse shtëpia është shtëpi. E pikërisht për këtë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka sjellë vendime të mëdha, pa kalkuluar për karriera politike ose rejting politik.
“Besoj se edhe njëherë do të tregojmë se ne punojmë, nuk kalkulojmë. Nuk merakosemi për poenat politik ose rejting politik, por punojmë sinqerisht ashtu siç duhet për shtetin dhe për popullin”, tha Zaev.
Duke u ndalur tek kundërshtari, Zaev shtoi “Do qëndrojmë, do t’i gjuajmë maskat por çfarë do bëjnë kundërshtarët tanë të cilët gjithmonë janë me maska. Maska të natyrës, maska të patriotizmit të rrejshëm, maska tani të ripërtëritjes. Ata asnjëherë nuk mund t’i largojnë ato maska. Për atë, nderuar qytetarë të Ohrit, gjithmonë do të vij plot me dashuri ndaj Ohrit sepse kemi bërë shumë, kemi bërë shumë për vendin tonë, kemi bërë shumë edhe për Ohrin”.