fbpx

Zaev nga Ohri: E kemi vendosur vendin në rrugë të duhur, për ne janë të rëndësishëm Ohri dhe UNESCO, jo Subrata Roj

Facebook
Twitter
LinkedIn

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i’u qytetarëve në tubimin në Ohër, bashkë me bartësen e listës së deputetëve të NZ5, Radmilla Shekerinska dhe Laze Taneski, një nga kandidatët nga Ohri.

Rreth bregut të Liqenit të Ohrit, kryetari Zaev porositi “Ohri është pasuria dhe krenaria jonë, besoj se të gjithë do përkushtohemi për t’i kthyer bukuritë natyrore sipas kritereve të UNESCO-s. Unë besoj se ligji do të vlejë edhe këtu pa dallim kush është i afërt me LSDM-në, VMRO-në apo që nuk i interesojnë partitë. Për atë Ohri, të dashur qytetarë të Ohrit, është i rëndësishëm edhe për ne strumicasit, shkupjanët, kumanovarët, tetovarët dhe për të gjithë Maqedoninë”.

Duke u ndalur edhe në atë se çka është punuar në këto 2 vite e gjysmë në Ohër, kryetari Zaev tha “Sot tregojmë se jemi ndryshe. 1 miliard është mbështetja për kompanitë edhe atë direkt me programet për mbështetje financiare të investimeve që lidhen me vendet e punës. Të hapen vende të punës për Ohrin dhe rajonin e Ohrit. Gjithashtu, 1 miliard është ndihma tani me pakon prej 14.500 denarë për pagë minimale.”

“1 miliard është ndihmë direkte vetëm për Ohrin, Proaqua-n dhe kolektorin. 500 milionë denarë ka marrë borxh komuna, 500 milionë të tjera janë marrje e borxhit nga Proaqua për ndërtimin e kolektorit. 1 miliard denarë për Ohrin, dhe asnjë denar nga ata tjerët për 11 vite”, shtoi Zaev.

Tribunës iu drejtuar edhe dr. Lina Stefanovska, qytetare e pavarur, stomatologe e cila si profesioniste e re vendosi të qëndrojë, të jetojë dhe të punojnë në qytetin e saj të lindjen, Ohër. Ajo e potencoi rëndësinë për të qenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në kohën e pandemisë shëndetësore. Në të njëjtën kohë, ju shprehu respekt punëtorëve shëndetësor, dhe ministrit Filipçe për të gjithë punën e bërë në këtë periudhë.

“Nga këtu, nga Ohri jonë nga ku e ka prejardhjen edhe ministri aktual i shëndetësisë, Venko Filipçe, ju lutem për duartrokitje për falënderim për të dhe të gjithë kolegët e mi në të gjithë vendin. Ata ishin heronjët tanë”, porositi dr. Stefanovska.

Në fund, kryetari Zaev porositi, që më 15 korrik, zgjedhjet të jenë 100% të sigurta për shëndetin, qytetarët të zgjedhin të ardhmen e ndritur me rrethimin e numrit 3 për listat fituese të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” dhe ta dërgojnë në histori ripërtëritjen e regjimit të VMRO-DPMNE-së.

Последни вести