fbpx

Shekerinska: Luftojmë me virusin korona, por edhe opozitën destruktive

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në periudhën gjatë kësaj krize asnjë vendim nuk ishte i lehtë, asnjë situatë nuk i njohur, e gjithë bota përballet me diçka që askush nuk e njeh, ndërsa ne luftojmë me dy armiq, njëri është koronavirusi – që është armik i tmershëm, dhe e dyta është opozita jo-principiele, jo-bashkëpunuese dhe destruktive, e cila në çdo hap, në vend që të ndihmojë shtetin, ka vendosur pengesa, theksoi bartësja e listës së kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga LSDM “Mundemi” në njësinë zgjedhore 5, Radmilla Shekerinska në Ohër.

Kur po mundohemi ta respektojmë secilën masë, ata patrupsisht flasin për rrezik, ndërsa vetë e përhapin rrezikun, në këto çështje mund të shihet se kush çka është, kush sjellë vendime për të mirën e të gjithëve, dhe kush sjellë vendime për interesa personale, porositi Shekerinska.

Ajo tha se për dy vite e gjysmë jemi bërë anëtar të NATO-s dhe tashmë askush nuk frikësohet për të ardhmen e këtij shteti, askush tashmë nuk mendon se nuk do të bëhet, askush nuk frikësohet për sigurinë dhe askush nu mendon se jemi të vetëm, sot jemi pjesë e më të fuqishmëve.

Atë që na e cënuan 11 vite të ardhmen tonë evropiane, do të arrijmë ta kompensojmë në katër vitet e ardhshme, për atë secili që dëshiron ta sheh shtetin, jo vetëm në NATO, por edhe në BE, këtë nuk duhet ta cënojmë, porositi Shekerinska.

Последни вести