Në këto dy vite e gjysmë kemi arritur të bëjmë hap historik duke e rritur pagën më të ulët, që t’u ndihmojmë atyre që jetojnë më rëndë në shtet për 58%, tha bartësja e listës së kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga LSDM “Mundemi” në njësinë zgjedhore numër 5, Radmilla Shekerinska në Ohër.
Ajo shtoi se më herët VMRO-DPMNE nuk ka dëshiruar as të diskutojë për rritje të pagës minimale, dhe i ka frikësuar qytetarët, ndërsa tani kanë filluar të premtojnë paga dhe pensione më të larta.
Gjithmonë të refuzuar nga VMRO-DPMNE, këto dy vite e gjysmë kemi arritur të krijojmë 60 000 vende të punës. Kjo është shkaku se dimë çfarë dëshirojmë dhe e dyta shkaku se kemi qenë të gatshëm të ju ndihmojmë kompanive dhe jo t’i lëmë vetëm të gjinden, tha Shekerinska, duke shtuar se vetëm LSDM angazhohet për rritje të pagës minimale dhe mesatare.
Duke iu falënderuar rritjes së pagave, tani nga janari çdo muaj paguajmë pensione më të larta, porositi zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.