Në 2.5 vitet e kaluara treguam që munden të na kritikojnë, të na pështyjnë, munden që ta gënjejnë opinionin, por nuk munden qe t’i ikin faktit që jemi njerëz, parti dhe qeveri që zgjidh probleme, e cila nuk ik nga to, e cila nuk gjen arsyetime, theksoi zëvendëskryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska në Karvanin e koalicionit fitues “Mundemi” në Ohër.
Ajo shtoi se, kur qytetarët na dhanë përgjegjësinë ata e dinin që ne mundemi, kemi bërë për 2.5 vite punë, që ata nuk arritën t’i kryejnë për 11 vite në pushtet qendror dhe thuajse 12 vite në pushtet lokal në pjesën më të madhe të komunave në të gjithë shtetin.
Javën e kaluar përfituam më në fund uniforma të reja për çdo pjesëtar të armatës sonë, i siguruam për 2.5 vite për shkak të përkrahjes së fuqishme të udhëhequr nga Zoran Zaev, komplet realitet ri për Armatën tonë të NATO-s, siguruam 50 – 60 % paga më të larta për të gjithë, siguruam uniforma të reja, çizme të reja dhe kjo në asnjë shtet demokrat të cilit dëshirojmë t’i ngjajmë, nuk do të ishte lajm, kjo është normale por te ne nuk ishte normale sepse për 11 vite, nuk arritën që ta bëjnë, 11 vite harruan armatën. Në moment që dolëm dhe treguam ja edhe këtë problem e zgjidhëm, paga të reja, uniforma të reja, çizme të reja, thanë ja lavdërohen me një uniformë. Por, nëse ishin aq të lehta që të zgjidhen si problem, kanë pasur 4 herë më shumë kohë që ta bëjnë, tha Shekerinkska.
Bartësja e listës për kandidat e LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” në njësinë zgjdhore 5, Shekerinska tha që pikërisht me kësi lloj shembujsh shihet kontrasti ( dallimi) mes nesh, që zgjidhim probleme dhe ata që ankohen dhe gjejnë arsyetime.
Gjënë e vetme që mund ta ripërtërijnë është fytyra e gërditshme e regjimit dhe për atë këtu nga Ohri të ju themi se regjim më asnjëherë, ripërtëritje e tillë nuk na duhet, tha Shekerinska dhe i ftoi qytetarët e Ohrit të vendosin për të ardhmen dhe ta japin votën e tyre për numrin 3.