fbpx

Zaev në Brifingun e mëngjesit: Në njësinë zgjedhore 6 do ta mposhtim BDI-në dhe pas kësaj kjo parti do të duhet të reformohet

Facebook
Twitter
LinkedIn

E kemi pasur të vështirë viteve të fundit me BDI-në, ata kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë, ata kanë kryer punën e tyre për 17 vjet, ata janë bërë të fuqishëm dhe është mirë që BDI të reformohet pasi të kalojë në opozitë, është mirë për ta, është mirë për vendin, është mirë edhe VMRO-DPMNE të reformohet, tha kryetari Zoran Zaev gjatë pjesëmarjes në emisionin televiziv Brifing i mëngjesit.

– Një shoqëri për të gjithë është koncepti ynë dhe jam i vetëdijshëm që njerëzve u duhet kohë, si maqedonasit, ashtu edhe shqiptarëve. Ky është koalicioni i parë multietnik, 32 parti qëndruam prapa kandidaturës së Stevo Pendarovskit dhe vazhdojmë të rritemi, si parti dhe si koalicion. Për mua sukses është nëse e mposhtim BDI-në dhe Aleancën në njësinë e gjashtë zgjedhore, parashikimet tona janë që do të kemi 6 ose 7 deputetë, për dallim nga ata që do të kenë deri në 5, sepse ata synojnë vetëm shqiptarët, ndërsa VMRO DPMNE mund të ketë 2 deri në 3 deputetë në gjashtën sepse ata shkojnë vetëm për votat e maqedonasve. Unë i thashë Mickoskit shumë kohë më parë se ata do të humbasin për sa kohë vazhdojnë me këtë politikë shkatërruese, tha Zaev.

Последни вести