Komunikatë për media
Vazhdojnë konsultimet dhe puna intensive në nivel të sekretarëve gjeneral gjatë fundjavës për marrëveshje koalicioni në mes LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” me BDI-në.
Pas konfirmimit të principeve dhe angazhimeve të koalicionit, ekipet negociatore punojnë në harmonizimin e programeve zgjedhore të dy partive në propozim program për punë të Qeverisë së ardhshme eventuale.
Gjithashtu, sot fillon procesi i rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm si dhe propozimet për kuadro kompetent, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë që do të munden në tërësi ta realizojnë programin në mandatin katërvjeçar.
Për çdo të re ose përparim shtesë në lidhje me negociatat, menjëherë do ta njoftojmë opinionin.
Informacionet e vetme të sakta janë ato që merren nga persona zyrtarë të partive pjesëmarrëse në negociata.