fbpx

Krijojmë Qeveri efikase me shtatë ministra më pak, para nesh kemi katër vite të zhvillimit, përparimit dhe integrimit

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për media

LSDM ka krijuar shumicë parlamentare dhe Qeveri që do t’u shërbejë qytetarët dhe t’i ndjek nevojat e tyre.

Qeveria e re do të ketë shtatë ministra më pak për punë më efikase në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Para nesh janë 4 vite të përparimit, zhvillimit dhe integrimit, periudhë në cilën do të rriten rrogat edhe më shumë dhe do pasojë kujdes më i madh për të gjithë. Para nesh janë 4 vite të reformave të brendshme në të cilat do të shohim se si vendi do të transformohet për më mirë, 4 vite në të cilat si shtet shumë më shumë do të fitojmë se sa do të japim.

Për atë është e nevojshme nga që të angazhohemi dhe të punojmë dyfish më shumë, që e gjithë shoqëria të përfitojë më shumë.

Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev është e krijuar nga kuadro të përgjegjshëm, të ndershëm dhe profesionistë që me përkushtim do të punojnë në realizimin e programeve në resorët e tyre.

Si parti e përgjegjshme, në mandatin e kaluar të ndërprerë treguam se udhëhiqemi ekskluzivisht nga interesat e qytetarëve dhe të shtetit, atë do ta dëshmojmë edhe në mandatin e ri të plotë, katërvjeçar.
Do të punojmë edhe më shumë, që të jetë edhe më mirë për të gjithë.

Последни вести