fbpx

Me buxhetin e ri të BE për periudhën 2021-2027, të parashikuara rreth 3 miliardë euro grante për Maqedoninë e Veriut

Facebook
Twitter
LinkedIn

Politikat e suksesshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja për tre vitet e fundit dhe rrugën e duhur në të cilën i udhëheq qytetarët dhe shtetin konfirmohen vazhdimisht.

Orientimi drejt perspektivës evropiane të vendit dhe mbajtja e vlerave evropiane në të, njihen si të tilla, ndërsa konfirmim për këtë është përfshirja e vendit në kornizën financiare shtatë vjeçare nga Këshilli Evropian me titull “Gjenerata e re e BE”.

Përkatësisht, brenda buxhetit të ri të BE-së, janë programuar fonde për gjeneratën e tretë të ndihmës para-pranuese IPA 3, sipas të cilave pothuajse 3 miliardë euro do të jenë në dispozicion të Maqedonisë së Veriut për këtë periudhë shtatë vjeçare.

Vendi ynë do t’i marrë këto grante si mbështetje në grante dhe projekte që do të përshpejtojnë zhvillimin tonë ekonomik dhe kapacitetin tonë për reforma.

Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja në periudhën e ardhshme duhet të zbatojë këto fonde dhe projekte në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bujqësisë, mjedisit jetësor, zhvillimit ekonomik, reformave në drejtësi për sundim të ligjit dhe fushave të tjera kyçe që janë identifikuar bashkërisht me partnerët evropianë.

Këto fonde janë një mjet kryesor për të mbështetur negociatat e Maqedonisë së Veriut në shtatë vitet e ardhshme, pas së cilës presim që të parashikohemi në buxhetin Evropian si një shtet anëtar i BE-së.

Së bashku me ndihmën e dhënë tashmë për trajtimin e krizës nga KOVID-19, ky është një sinjal i rëndësishëm për ne si një vend që tashmë po fillon negociatat me BE.

Kjo është një arritje e madhe që tregon solidaritetin evropian, aftësinë për të tejkaluar krizat dhe për të marrë vendime kryesore strategjike të rëndësishme për të gjithë Evropën.

Vetëm një qeveri pro-evropiane dhe reformiste e udhëhequr nga LSDM mund, di dhe ka aftësi t’i shfrytëzojë këto mundësi me kapacitet maksimal dhe të shkurtojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

Treguam se me anëtarësimin në NATO, do ta arrijmë edhe me BE.

LSDM ishte dhe mbetet në anën e interesave të qytetarëve dhe shtetit.

 

Последни вести