fbpx

Ndërtojmë ekonomi të bazuar në inovacione – Maqedonia e Veriut qendër rajonale për start-up dhe teknologji

Facebook
Twitter
LinkedIn

Konferencë për shtyp, Kosta Petrov, nënkryetar i LSDM-së

Përshëndetje për të gjithë,

Në mandatin e ardhshëm, plotësisht jemi të fokusuar në valën e re të sipërmarrësve të rinj vendor. Se bashku me ta, në katër vitet e ardhshme do ta pozicionojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut si një qendër rajonale për start-up dhe teknologji.

Qëllimi jonë është zhvillimi i kulturës sipërmarrëse, të bazuar në inovacione, teknologji, kreativitet dhe krijimin e produkteve globale, nga këtu, nga Maqedonia e Veriut.

Teknologjitë e kanë rolin kryesor në ekonominë e re vendore dhe pikërisht shkaku i saj tatimin personal në industrinë IT e zvogëlojmë në 0% deri në vitin 2023.

Në ekonominë e re vendore i motivojmë të rinjtë të fillojnë biznesin e tyre.

Ofrojmë grante prej 5.000 deri në 15.000 euro për hapje të biznesit personal dhe mundësi për hapje të firmës me investim minimal prej vetëm një euro dhe i lirojmë nga tatimi i firmës –  kompanitë e sapokrijuara në dy vitet e para.

Nuk ndalemi këtu.

I lirojmë nga pagesa e tatimit të gjitha kompanitë e sapo-krijuara nga të rinj deri 29 vjeç dhe gratë, derisa qarkullimi vjetor është nën 3 milionë denarë. Gjithashtu shteti do të kthejë pagesën e tatimit personal për të gjithë të rinjtë nën moshën 29 vjeçare, direkt në llogaritë e tyre, në dy vitet e para të punësimit.

Përvoja praktike është e rëndësishme për sukses në botën e biznesit të sotëm. Pikërisht shkaku i kësaj do t’u mundësojmë të gjithë studentëve të jenë në marrëdhënie pune të rregullt, disa orë në ditë.

Bashkë me përfaqësues nga bashkësia vendore për start-up dhe maqedonasit e suksesshëm nga jashtë do të formohet fondi për të mendje të reja dhe akselerator rajonal për start-up. Do të fillojë me punë edhe fshati i parë start-up vendor, ndërsa në pesë qytete në vend, në objektet ekzistuese shtetërore, do të hapim hapësira pune.

Për financim më të lehtë të bizneseve start-up dhe inovative punojmë në ligj të ri për engjujt e biznesit me të cilin do të hapen mundësi të reja për financimin dhe kujdesin për kulturën investuese.

Për promovim më të mirë të kompanive start-up do të kemi start-up ambasadorët nëpër të gjithë botën, ndërsa do t’i hapim edhe ambasadat tona për start-up vendor që dëshirojnë të pushtojnë tregjet e reja.

Do ta bëjmë Republikën e Maqedonisë së Veriut atraktive edhe për nomadët digjital, përmes implementimit të vizës start-up online dhe do ta lehtësojmë edhe hapjen e kompanive për të huajt. Bashkë me ta do të ndërtojmë kulturë sipërmarrëse të bazuar në inovacione dhe kreativitet.

Kemi bërë shumë në këto tre vite. Besoj në suksesin tonë të përbashkët dhe besoj se bashkë do ta pozicionojmë vendin tonë si qendër rajonale për start-up dhe teknologji.

Link për video: https://www.youtube.com/watch?v=iyloRYBJfJ8&feature=emb_logo

Последни вести