fbpx

Nikolloska: Më 15 korrik qytetarët do të votojnë për konceptin që sjellë më shumë para në buxhetin e tyre

Facebook
Twitter
LinkedIn

Deklaratë për media, Fanica Nikolloska, bartëse në NZ 6

Të nderuar qytetarë,

Tre vite në kontinuitet LSDM ka treguar se çka është kujdesi i vërtetë për të gjithë qytetarët në mënyrë të njëjtë.

Për vetëm tre vite, kemi miratuar reformën sociale me të cilën ndihmën sociale e kemi rritur për 300 për qind, kemi sjellë shtesat për fëmijë dhe për arsim.

Edhe më tutje vazhdojmë të kujdesemi, edhe më shumë edhe më mirë. Kemi plan edhe në mandatin e ri 4 vjeçar të sigurojmë ndihmë sociale më të lartë për 34.000 familje dhe shtesë fëmijërore për 65.000 fëmijë.

Edhe në kohën e krizës me koronavirusin, koncepti paratë prapa tek qytetarët, po funksionin në mënyrë të suksesshme. Kartelë pagesore vendore prej 9.000 denarëve përfitojnë të falimentuarit, pensionistët që e kanë pensionin deri në 15.000 denarë, prindërit vetushqyes si dhe të papunësuarit që nuk janë kërkues aktiv të punës.

Më 15 korrik qytetarët do të votojnë për shoqëri të drejtë dhe fer. Do të votojnë për konceptim që siguron më shumë para në buxhetin e tyre. Ripërtëritje të krimit dhe regjimit nuk do të ketë.

Последни вести