fbpx

Spasovski në debat në Telma: Pres që qytetarët të jenë në nivel të përgjegjësisë dhe të dalin në zgjedhje të zgjedhim Qeveri dhe Kuvend me kapacitet të plotë në interes të shëndetit, ekonomisë dhe integrimeve

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për media

Bartësi i listës në NZ 2, Oliver Spasovski në debatin e sontëm në Telma është përgjigjur rreth pritjeve të daljes në zgjedhje.

“Është e rëndësishme që institucionet t’i vendosim në sistem dhe të jenë funksionale. Si do t’i vendosim nëse nuk ka zgjedhje?! Pres që qytetarët të jenë në nivel të përgjegjësisë dhe të kemi dalje të mjaftueshme që do t’i jep legjitimitet qeverisë së re dhe kuvendit që janë të nevojshme për bartjen e vendimeve në aspektin shëndetësor, shkaku i ekonomisë dhe i integrimeve evropiane”, tha Spasovski.

Në lidhje me situatën shëndetësore, Spasovski, si kryeministër, vlerësoi se Qeveria ka sjellë vendime në kohë dhe të drejta, vendimet që janë sjellë kanë të bëjnë ekskluzivisht me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarët. Nëse ka vlerësim për nevojë të restriksioneve për hyrjet kufitare, atë do ta rishikojmë në Shtabin qendror të krizës, tha Spasovski, i cili përsëri i ka ftuar qytetarët në vend, që t’i respektojnë masat që nënkuptojnë mbrojtjen e tyre.

Последни вести