Konferencë për shtyp, Jagoda Shahpanska, bartëse në NZ 3
Të nderuar qytetarë, të nderuara medie
Katër muajt e fundit, nga paraqitja e virusit korona, janë muajt në të cilët në tërësi u ndryshua mënyra e jetë, në funksionim, në punë, në jetën sociale për të gjithë në.
Katër muaj, shteti, punëtorët shëndetësor dhe institucionet bëjnë gjithçka për ta penguar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Janë sjellë protokolle me të cilat mundësohet kthimi i serishëm në situatë normale, normalja e re e sotme, me respektimin e të cilave mbrohen qytetarët nga përhapja e virusit.
Në këtë mënyrë përsëri janë hapur bizneset, ndërsa jeta është normalizuar sipas rregullave të reja.
Me respektimin e protokolleve mund të dalim për blerje (pazar), të shkojmë në objekte hotelierike, të shfrytëzojmë transport publik, dhe përsëri të qëndrojmë të mbrojtur.
Institucionet, opinioni profesional shëndetësor, kanë përgatitur protokoll të sigurt dhe efikas për mbrojtje të shëndetit gjatë votimit, protokoll që siguron mbrojtje maksimale për votuesit, vëzhguesit, anëtarët e komisioneve zgjedhore dhe të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor.
Sipas këtij protokolli, qytetarët duhet të vijnë në vendvotim me maskë e cila mbulon hundën dhe gojën, të shmanget çdo kontakt fizik, të mbahen distance e nevojshme dhe të dezinfektohen duart para dhe pas votimit.
Hapësirat ku do të votohet do të jenë të kontrolluara dhe të dezinfektuara, do lejohet hyrja e qytetarët për aq kohë sa ka kolona për votim.
Me respektimin e tërësishëm të këtij protokolli, qytetarët mund të jenë të bindur se votimi është i sigurt për ta dhe për tjerët.
Për atë, ju ftoj më 15 korrik të dilni dhe ta realizoni të drejtën tuaj të garantuar të votës. Sepse vota juaj vendos se çfarë vendi dhe çfarë të ardhme do të zgjedhni për ju dhe për fëmijët tuaj.
Të dalim dhe të votojmë sigurt, duke i respektuar të gjitha protokollet për mbrojtje të shëndetit!
Të zgjedhim institucionet legjitime dhe funksionale të cilat edhe më shumë edhe më mirë do të kujdesen për qytetarët.