fbpx

Zaev nga Tetova: Kemi rikonstruuar mbi 30 shtëpi të shëndetit, vazhdojmë edhe më shumë të investojmë në shëndetësi, për mbrojtje të mirë të shëndetit

Facebook
Twitter
LinkedIn

Deklaratë për media, Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe bartës i listës në NZ 4

Të nderuar qytetarë,

Investimi në Shtëpinë e shëndetit në Tetovë është një nga shembujt e shumtë për përkushtimit tonë për zhvillim dhe përmirësim të sistemit shëndetësor.

Janë siguruar mjete për rikonstruimin e këtyre barakave, të vjetra 50 vite të cilat asnjëherë deri tani nuk janë rikonstruuar.

Pas rikonstruimit është paraparë që të rinovohet edhe inventari i vjetruar në shërbimin për vaksinim dhe shikim sistematik.

Gjatë tre viteve të kaluara i kemi përmirësuar kushtet në mbi 30 shtëpi të shëndetit dhe kemi investuar në blerjen e pajisjeve të reja dhe bashkëkohore.

I kemi rritur rrogat e mjekëve specialist, të motrave medicinale, por edhe të personelit ndihmës-teknik në shëndetësi.

Me këtë, e kemi ngritur nivelin e mbrojtjes shëndetësore për pacientët dhe kemi mundësuar kushte më të mira për punë për punëtorët tanë shëndetësor, të cilët sot në tërësi janë të motivuar në luftën kundër koronavirusit.

Nuk ndalemi këtu. Në mandatin e ardhshëm sigurojmë edhe më shumë investime në shëndetësi, për sistem edhe më mirë shëndetësor.

Rrogat në shëndetësi i rrisim për 40 për qind deri në vitin 2024, gjegjësisht nga 10 për qind çdo vit.

33 milionë euro investojmë në repartet për kujdes intensive, për modernizimin dhe blerjen e pajisjeve bashkëkohore.

Këtu në Tetovë, do të blejmë pajisje bashkëkohore mjekësore për nevojat e Qendrën e urgjencës.

Do të blejmë edhe 70 vetura të reja për ndihmën e shpejtë mjekësore.

Nuk ka kompromis në mbrojtjen e shëndetit publik.

Ashtu si deri tani, vazhdojmë të investojmë në shëndetësi, t’i përmirësojmë kushtet për punë dhe ta përmirësojmë mbrojtjen shëndetësore.

Këtë do ta bëjmë edhe më shumë edhe më mirë, sepse dimë, sepse mundemi!

Последни вести