Komunikatë për media
“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne dhe për të ardhmen. Për atë, bashkë me partnerin e koalicionit, Kasami, bashkuam forcat që të bëjmë koalicion parazgjedhor, i cili është koalicioni fitues më i madh dhe më i fuqishëm deri tani”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili sot bashkë me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kanë realizuar shumë takime me qytetarë në vendbanimet Bogovinë, Miletinë, Qellopek, Bërvenicë dhe Zhelië.
“Në njësinë e zgjedhore numër 6 do të kemi fitore të dyfishtë. Do t’i fitojmë edhe BDI-në edhe Aleancën për Shqiptarët, do ta fitojmë edhe VMRO-DPMNE-në për dyfish më shumë. E shihni, erdhën zgjedhjet dhe përsëri BDI dhe VMRO-DPMNE me nacionalizëm. Pse BDI për 11 vite nuk e ka sjellë Ligjin për gjuhët, janë frikësuar për rejtingun dhe karrierën? Por, erdhëm ne dhe e zgjidhëm këtë çështje. Janë gënjyer gjithkah qytetarët që do të humbim, por a është kështu? Jo. Fituam të gjithë, secili ka të drejtë të komunikojë në gjuhën e tij amëtare. Kishim guximin për të gjitha vendimet që i kemi sjellë. I kemi përmbushur qëllimet strategjike të shtetit, jemi anëtar të NATO-s, i kemi hapur negociatat me BE-në. Tani partitë tjera nuk mund të premtojnë NATO dhe BE, ajo është punë e kryer nga ne. Pse 11 vite gjatë kohës së regjimit kjo nuk ka ndodhur? Sepse të gjithë janë kujdesur për vete dhe partinë e tyre, në vend se të kujdesen për popullin dhe shtetin. Jo vetëm që i kemi zgjidhur detyrat strategjike, por edhe kemi sjellë konceptin “një shoqëri për të gjithë”, koncept i cili i fiton stereotipet dhe koha e ndarjeve shkon në histori”, theksoi kryetari Zaev dhe i porositi qytetarët që më 15 korrik të japin mbështetje masovike për koalicionin “Mundemi”.
“Më 15 korrik, mos rrini në shtëpi. Me koalicionin “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM shkojmë përpara, ndërsa VMRO-DPMNE është e rrezikshme për shtetin. Të mos rrezikojmë që ta japim votën për ata që mund të koalicionojnë me Mickoskin, ndërsa me atë kthehet regjimi i VMRO-DPMNE-së dhe shteti kthehet prapa”, porositi kryetari Zaev.