Nga sot LSDM me dy ueb-faqe në gjuhën shqipe. Kjo është edhe një dëshmi se LSDM është partia e vetme multietnike dhe gjithëpërfshirëse që mundëson qasje të njëjtë për të gjithë qytetarët, për atë, së bashku mundemi edhe më shumë edhe më mirë.
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nga sot me dy ueb-faqe në gjuhën shqipe, faqja e koalicionit “Mundemi”, si dhe ueb-faqja shqip e LSDM-së. Këto faqe do t’u mundësojnë qytetarëve tanë shqiptarë që në kohë të kenë informacionet më të reja nga partia, si dhe informimin në kohë për të gjitha politikat, qëndrimet dhe aktivitetet e LSDM-së në gjuhën shqipe.
LSDM është partia e vetme multietnike dhe gjithëpërfshirëse e cila mundëson qasje të njëjtë për të gjithë qytetarët, LSDM me përkushtim e zbaton konceptin “Një shoqëri për të gjithë”. Ne besojmë në vlerat e konceptit Një shoqëri për të gjithë qytetarët, në tolerancë, ndershmëri, mundësi të barabarta, pranimi i diversiteteve, multikulturalizmi dhe komunikimi interkulturor.
Ueb-faqja e LSDM-së në gjuhën shqipe është në dispozicion në vegzën vijuese: https://sdsm.org.mk/sq
Ueb-faqja e koalicionit “Mundemi” në gjuhën shqipe është në dispozicion në vegzën vijuese: https://mundemi.mk/
Punojmë për të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme dhe vazhdojmë të sjellim mënyra të reja dhe më të lehta të komunikimit të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për atë, së bashku mundemi edhe më shumë edhe më mirë!
Me respekt,
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë