fbpx

Zaev: Me ekonominë e re vendore të zhvilluar, rrogat, pensionet dhe ndihma financiare rriten edhe më shumë, ky është patriotizëm ekonomik në vepër

Facebook
Twitter
LinkedIn

Konferencë për shtyp e kryetarit të LSDM-së dhe bartës i listës në NjZ 4, Zoran Zaev

Para tre viteve Qeveria e udhëhequr nga LSDM është përballur me sfida serioze në ekonomi, të cilat nga ne kërkonin aftësi, efikasitet, por edhe guxim dhe vendosmëri.

Para nesh kishim një ekonomi të gjunjëzuar, borxhe të mëdha të krijuara për financimin e tenderëve kriminale dhe shpenzimeve joproduktive.

Rrogat nuk rriteshin, sidomos rroga minimale që me vite nuk kishte lëvizur prej shumës së 9.000 denarëve, më pak se 150 euro.

Gjatë marrjes së pushtetit, ekonomia ishte në minus prej 1.8 për qind dhe shkalla e papunësisë ishte mbi 22 për qind.

Nuk hezituam e as nuk u frikësuam nga sfida. Menjëherë ndërmorëm hapa konkrete për ringjalljen e ekonomisë.

Menjëherë filluam realizimin e konceptit Paratë ti kthejmë tek qytetarët.

Që në 100 ditët e para e kemi rritur rrogën minimale në 12.000 denarë dhe më pas në 14.500, edhe atë njëjtë për të gjithë punëtorët.

E kemi ringjallur ekonominë e vendit dhe për dy vite e gjysmë, nga minus 1.8 për qind e sollëm në rritje stabile prej 3,6 për qind.

Ekonomia jonë u shndërrua në ekonomi tërheqëse për investitorët e huaj dhe kjo u dëshmua me hyrjen rekorde të investimeve direkte të huaja prej 624,5 milionë euro në vitin 2018, që ishte shuma më e lartë në Evropën Juglindore. Në vitet 2018 dhe 2019 kemi realizuar investime direkte të huaja prej 950 milionë euro.

E gjithë kjo ka bërë që shkalla e papunësisë të bie vazhdimisht. Janë hapur 64.000 vende të reja të punës, me theks të veçantë në sektorin privat, ndërsa shkalla e papunësisë në tre muajt e parë të këtij viti ka rënë në shifra rekorde prej 16.2 për qind.

Treguam se kemi aftësi dhe mundemi të ndërtojmë ekonomi të fuqishme me shkallë rritjeje të qëndrueshme, ku rriten pagat dhe pensionet, ndërsa papunësia bie.

Tani është koha të tregojmë se mundemi, mundemi edhe më shumë edhe më mirë. Koha është për investime të reja, koha është për nisma të reja, për suksese të reja, për të cilat detyrohemi para qytetarëve dhe para ekonomisë.

Koha është për ekonomi vendore të re dhe zhvillimore e bazuar në teknologji të reja, qëndrueshmëri dhe kapital njerëzor të motivuar.

Ky është modeli që i mbron vendet e punës, sjellë vende të reja të punës dhe paga më të larta. Model që ju jep mundësi të gjithëve.

Model i patriotizmit të vërtetë ekonomik.

Patriotizëm ekonomik është rritja e rrogës minimale në 20.000 denarë. Kjo është për 120% më shumë se ato 9.000 denarë në muaj që i trashëguam nga VMRO-DPMNE.

Patriotizëm ekonomik është rritja e pagës mesatare në 34.000 denarë, deri në fund të mandatit.

Patriotizëm ekonomik është kur pagat në shëndetësi do t’i rrisim çdo vit për 10 për qind ose gjithsej 40 për qind deri në vitin 2024, që mjekët të jenë të motivuar edhe më shumë edhe më mirë të kujdesen për shëndetin tonë.

Patriotizëm ekonomik është kur bashkëqytetarëve të moshuar do ju rrisim pensionet edhe atë për 21 për qind për ata me pensione më të ulëta në katër vitet e ardhshme.

Patriotizëm ekonomik është kur sigurojmë 18 milionë euro për kartelën pagesore për mbështetje të hotelerisë, për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve vendore, dhe plus 10 milionë euro kupon për turizëm.

Mbështetje totale prej 28 milionë euro për blerje të produkteve dhe shërbimeve tona vendore, për vizitë të qendrave dhe objekteve tona turistike. 28 milionë euro për forcimin e konsumit privat dhe fuqisë blerëse. Patriotizëm ekonomik në vepër.

Konceptin Paratë i kthejmë tek qytetarët e zhvillojmë edhe më shumë. Kufirin për kthimin e TVSH-së e rrisim nga 7.200 denarë në 9.600 denarë në vit për çdo shfrytëzues.

I rrisim subvencionet për bujqit dhe fondet për zhvillim rural prej 160 milionë në 200 milionë euro në vit – me pagesë të rregullt!

800 milionë euro për 4 vite, drejtpërdrejt tek bujqit tanë, në bujqësinë, në ekonominë tonë. Sigurojmë naftë të gjelbër falas për bujqit. Me efikasitet, nder dhe përgjegjësi, ashtu siç na ka hije.

Patriotizëm i vërtetë ekonomik  është kur ndërtojmë 950 km rrugë lokale, 300 km rrugë të shpejta, 260 km autostradë! Kur sigurojmë 2.5 miliardë euro nga fondet evropiane dhe sjellim para evropiane për standarde evropiane në vend!

Kujdesi për të gjithë vazhdon edhe më shumë edhe më mirë. Sigurojmë ndihmë sociale më të lartë për 34.000 familje dhe shtesë fëmijërore për 65.000 fëmijë! Ndërtojmë 777 banesa sociale në të gjithë shtetin!

Për hapje të firmave personale, për të rinjtë dhe gratë, sigurojmë grante deri në 15.000 euro.

Kjo të nderuar, është oferta jonë për mandatin e ardhshëm katër-vjeçar. Ofertë pas së cilës qëndrojmë fuqishëm dhe jemi të bindur që ta përmbushim në mandatin e ri.

Me ofertë të tillë, nuk kemi dilema që, Koalicioni Mundemi është fitues i zgjedhjeve më 15 korrik. Fitues jemi sepse nga ana tjetër, tek VMRO-DPMNE nuk ka asnjë ofertë përveç ripërtëritjes së regjimin dhe vjedhjes së popullit.

LSDM e realizon konceptin Paratë të kthehen tek qytetarët, VMRO-DPMNE është kundër çdo mase me të cilën paratë kthehen tek qytetarët.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE treguan se nuk dinë ekonomi, dinë vetëm të marrin para nga qytetarët.

LSDM sjellë masa anti-krizë të shpejta dhe efikase, VMRO-DPMNE ka penguar 90 milionë euro, para nga Banka Botërore të destinuara për pajisje mjekësore.

Për atë, më 15 korrik zgjedhja është shumë e thjeshtë:

Zgjedhja është në mes pagave më të larta për të gjithë ose pasurimi i disa të afërmëve të Gruevskit.

Më 15 korrik zgjedhja është në mes hyrjes rekorde të investimeve të huaja në vend ose ndonjë Subrata Roj i ri.

Më 15 korrik qytetarët zgjedhin ekonomi të re të zhvilluar, zgjedhin që paratë edhe më shumë të përfundojnë në buxhetin e tyre, që të jetë më mirë për të gjithë.

Më 15 korrik qytetarët do ta mposhtin patriotizmin e rrejshëm dhe do të zgjedhin patriotizmin e vërtetë ekonomik.

Ju faleminderit.

Link për video: https://youtu.be/wsvTFwWUYw4?t=90

Последни вести