Konferencë për shtyp, Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së
Të nderuar qytetarë, të nderuar gazetarë,
Masat dhe politikat e suksesshme të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM dhe Kryeministri Zoran Zaev janë të njohura në vazhdimësi nga qytetarët.
Kjo tashmë e vërtetuar nga anketime të shumta relevante publike.
E fundit është ekzaminimi i “Brima-së” ku tregon se LSDM ka një epërsi të qëndrueshme dhe stabile ndaj VMRO-DPMNE dhe subjekteve të tjera politike.
Në pyetjen “nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare sot, për cilën parti politike apo koalicion do të votonit?” 19.5 përqind e të anketuarve votuan për LSDM-në dhe 17.5 përqind për VMRO-DPMNE.
Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev është ende politikani me besimin më të lartë të qytetarëve me një vlerësim prej 11.8 përqind, ndërsa Hristijan Mickoski ka vetëm shtatë përqind.
Për herë të parë që kur Brima bëri Barometrin e saj politik, pra që nga viti 2005, VMRO-DPMNE ka rezultatin më të dobët në këto sondazhe.
Kjo përsëri dhe në vazhdimësi konfirmon se qytetarët janë fuqimisht kundër shkatërrimit, lajmeve të rreme dhe bllokadave të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.
Qytetarët qartazi e bëjnë dallimin midis punës së sinqertë, të përgjegjshme dhe shpirtit puntorë të LSDM-së kundër veprimit destruktiv dhe antikombëtar të VMRO-DPMNE-së.
Përderisa LSDM po lufton për drejtësi, në mënyrë që të mos ketë të paprekshëm para ligjit, VMRO-DPMNE mbron kriminelët, ndërsa LSDM krijon dhe zbaton masa të ndihmës ekonomike, VMRO-DPMNE i bllokon ata.
LSDM është ajo e cila e rriti pagën minimale, VMRO-DPMNE e rriti çmimin e energjisë elektrike për 100 për qind, LSDM po lufton për ndërtimin e një Qendre të re Klinike, VMRO-DPMNE e bllokon me këmbëngulje.
Qytetarët nuk duan që Mickoski dhe VMRO-DPMNE t’i kthejnë ata në kohën e regjimit, izolimit dhe ndarjeve, qytetarët duan të vazhdojnë zhvillimin dhe përparimin e komunave dhe shtetit me LSDM-në.
Prandaj, në këto zgjedhje lokale, qytetarët do të qëndrojnë masivisht pas konceptit të LSDM-së që çon përpara, një koncept i investimeve të reja për zhvillimin ekonomik lokal.
VMRO-DPMNE në krye me Mickoskin dhe koncepti i tyre për lajme të rreme dhe dezinformata do të mposhten edhe një herë.