Në TV konfrontimin e mbrëmjes së kaluar në shërbimin kombëtar, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i dhuroi Hristijan Mickoskit flamuj të NATO-s dhe BE-së, si dhe programin e LSDM-së me firmën e tij.
“Sepse ky është konfrontimi ynë i fundit, unë do të doja të mbahet mend. Unë po i dhuroj Mickoskit tre dhurata. Një flamur maqedonas, ta dojë më shumë atdheun tonë dhe të len hapësirë për një të ardhme të mirë të atdheut tonë. Një flamur të NATO-s, arritëm të bëhemi anëtar i NATO-s. Dhe një flamur të Bashkimit Evropian, i cili është qëllimi ynë i përbashkët, i të gjithë kombit. Ne kemi një kornizë negociuese, do ta sjellim Bashkimin Evropian dhe do të bëhemi anëtar i plotë i tij. Unë po i jap edhe një program që të shikojë se çfarë mund të bëjmë”, tha Zaevi, duke ia dorëzuar dhuratat e Mickoskit.