Komunikatë për media
Në fundjavë dhe sot kanë vazhduar takimet intensive të punës
mes përfaqësuesve të LSDM- së dhe koalicionit ”Mundemi” me BDI-në me qëllim të krijimit të marrëveshjes për koalicion për qeverinë e re stabile të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ekipet e LSDM-së dhe BDI-së punuan intensivisht në krijimin e një marrëveshje të shpejtë dhe të plotë të koalicionit, që në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit. Në bisedat që udhëhiqen nga sekretarët gjeneral është arritur progres serioz në lidhje me thuajse të gjitha çështjet që çojnë deri në krijimin e qeverisë.
Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën që sa më shpejtë për t’i vendosur në funksion institucionet kryesore në vend, për të zgjidhur sfidat shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me Covid-19, nesër do të mbahet një takim në mes kryetarëve: Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, në të cilin pritet të arrihet marrëveshja përfundimtare për Qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me mandat katër vjeçar.
Duke pasur parasysh pritshmëritë për marreveshje të shpejtë, në ditët në vazhdim shpresojmë që të vazhdoj seanca konstituive për zgjedhje të kryetarit te kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Për të gjitha informacionet nga finalja e bisedimeve për opinionin publik do të ju informojnë personat zyrtarë ose shërbimet për informim të partive përkatëse.