fbpx

Forumi i grave të LSDM-së e dënon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën në bazë gjinore gjatë kohës së protestës së sotme në Tetovë

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për media

Forumi i grave të LSDM-së në mënyrë të ashpër e dënon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën verbale në bazë gjinore gjatë kohës së protesës së ditës së sotme në Tetovë.

E dënojmë gjuhën e urrejtjes ndaj grave në politikë dhe ndaj të gjitha grave në përgjithsi, ndërsa këto sulme verbale ndaj kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, janë shëmbull i turpshëm.

Shihet qartë se opozita, partnerët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, njëjtë i keqpërdorin për qëllime politike ndjenjat e familjeve të viktimave që humbën jetën tragjikisht.

Kjo është sjellje e papërgjegjshme në kurriz të tragjedisë nacionale, në periudhën kur ende vazhdon hetimi që do t’i jep të gjitha përgjigjet për rastin tragjik.

Politizimi nga opozita, ofendimet, dhuna në bazë gjinore dhe gjuha e urrejtjes ndaj grave janë të papranueshme.

Последни вести