fbpx

Zaev, Osmani, Pendarovski: Të dalim masovikisht në votime, ta tregojmë fuqinë tonë evropiane

Facebook
Twitter
LinkedIn

Tubim madhështor i përbashkët u organizua në Shkup nga ku u dhanë mesazhe për 21 prill dhe 5 maj, që qytetarët pavarësisht nga përkatësia politike ose etnike, në emër të vazhdimit të proceseve euro-integruese dhe konceptit Një shoqëri për të gjithë, ta mbështesin kandidatin e përbashkët për president, StevoPendarovski.

-Çfarë nacionaliteti jeni, cilës fe i përkisni, cila është gjendja juaj sociale, a jeni të lidhur me qeverinë apo opozitën – do të jetë e rëndësishme për mua vetëm nëse dikush tenton t’ua merr të drejtat që i keni si qytetarë të barabartë të këtij shteti. E drejta juaj është edhe e drejta ime, padrejtësia ndaj jush është edhe kujdesi im.

Do të udhëheq politika të unitetit, dhe jo politika të ndarjeve. Do të fal (pajtoj), do të krijoj konflikte.

Si president i shtetit jam i gatshëm të udhëheq përpara, porositi kandidati për president StevoPendarovski.

Ai u zotua se do të vazhdojë të qëndroj pas konceptit Një shoqëri për të gjithë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimin ekonomik të shtetit.

Përfaqësuesi nga BDI-ja, Bujar Osmani, tha se tubimi para selisë së BE-së në Shkup është me qëllim që të ndjehen vlerat evropiane të shoqërisë sëdiveristeteve, me të cilat vendi ynë tashmëështë në Evropë.

-E tregojmë fuqinë tonë evropiane me mikun tonëStevoPendarovski, kandidati i parëkonsensual për president të shtetit. Ai është simbol i integrimit të brendshëm, lajmëtar i të ardhmes sonë evropiane dhe për atëStevoPendarovski do të jetë presidenti i ardhshëm i shtetit, tha përfaqësuesi nga BDI dhe njëherit zëvendëskryeministër, Osmani.

Kryetari i LSDM-së dhe njëherit kryeministër, ZoranZaev, tubimin në Shkup e vlerësoi si historik. Ai tha se të vendosur shkojmë drejt progresit, Një shoqëri për të gjithë, integrime euro-atlantike, zhvillim ekonomik dhe se kjo do të përshpejtohet me StevoPendarovskin që do të na udhëheq përpara.

-Koha është që ta fuqizojmë erën e ndryshimeve pozitive. Me StevoPendarovskin përparimi i shtetit tonë konsiderueshëm do të forcohet. Vendi ynë do të ketë president që na udhëheq përpara, në vend të një penguesi, porositi kryetari i LSDM-së dhe njëherit kryeministër, ZoranZaev.

Последни вести