fbpx

Koncepti i një shoqërie për të gjithë është në rrugë të drejtë, mundësojmë shanse fer dhe të njejta për të gjithë

Facebook
Twitter
LinkedIn

Konferencë për shtyp, Gjylymser Kasapi, kryetare e Komisionit për një shoqëri për të gjithë

 

Të nderuar,
 
LSDM është në rrugë të drejtë. Për herë të parë, në radhët e LSDM-së është formuar komisioni “Një shoqëri për të gjithë qytetarët” në shtetin tonë – maqedonas, shqiptarë, turq, serb, romë, vllahë, boshnjakë dhe bashkësi tjera më të vogla.
 
Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet demokratik i qytetarëve të barabartë nga nacionalitete të ndryshme dhe pikërisht për atë, komisioni “Një shoqëri për të gjithë” ka për qëllim për të ndihmuar në realizimin e rekomandimeve nga organizatat ndërkombëtare për ndërtim të shtetit qytetar.
 
Për dallim nga regjimi i VMRO-DPMNE-së, i cili ka bërë dallime në mes qytetarëve në secilën bazë, para se gjithash nacionale, ne ndërtojmë shoqëri multietnike dhe multikulturore, të bazuar në sundimin e ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, respektimin e dallimeve dhe pluralizmit kulturor.
 

Qëllimi kryesor është të ndërtojmë shoqëri tolerante. Mjaft më me urrejtje, ndarje dhe diskriminim.
 
Мbështesim programe që i largojnë të rinjtë nga paragjykimet, ju mundësojnë dialog interkulturor, mirëkuptim dhe respektim të vlerave kulturore të ndryshme.
 
Vendi i parë ku ndërtohen vlerat e një shoqërie të përbashkët janë çerdhet. Për atë do vendosim elemente të njohurisë multikulturore që nga ajo moshë, përmes projekteve dhe aktiviteteve, që krijojnë ndjenjë të lirisë, tolerancë dhe bashkëjetesës, por edhe forcimin e ndjenjës së tyre si individë tolerant dhe kreativ.
 
Sfida e jetës së përbashkët në shoqëri multietnike dhe multikulturore mund të mposhtet vetëm me qytetarë të barabartë, përmes dialogut dhe këmbimit të mendimeve në mes individëve, grupeve me përkatësi të ndryshme etnike, kulturore, fetare dhe gjuhë tjetër.
 
LSDM si parti demokratike dhe me perspektivë e respekton interkulturarizmin dhe angazhohet për liri, tolerancë dhe bashkëjetesë. 
Последни вести