Deklaratë për media, Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së
Të nderuar qytetarë, të nderuar gazetarë,
Për tre vjet jemi angazhuar në kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët, në ndërtimin e një shteti të ndershëm dhe të drejtë për të gjithë.
Me këmbëngulje dhe angazhim, korrigjuam padrejtësitë që regjimi i VMRO-DPMNE ua shkaktoi qindra mijëra qytetarëve.
Sot, 12.000 punonjës të ndërmarrjeve të falimentuara marrin ndihmë mujore prej 8.000 denarëve, në mënyrë që ata të mos jenë pa të ardhura, që të kenë me çka të kalojnë muajin.
Përveç punonjësve të ndërmarrjeve të falimentuara, ne u angazhuam për të ngritur standardin ekonomik dhe për të nxjerrë nga varfëria personat që marrin ndihmë sociale, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit që nuk ushtruan të drejtën e tyre për pension.
Edhe gjatë krizës globale shëndetësore dhe ekonomike, ne nuk kemi hequr dorë nga koncepti i kthimit të parave tek qytetarët, nuk kemi ndaluar të kujdesemi dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë.
Kemi ndarë 28 milion euro përmes masave kartelë pagesore vendase dhe kupon për turizëm për mbi 324,000 qytetarë.
Në periudhën në vijim, do të rrisim përfshirjen e personave që do të marrin kartelë pagesore vendase. Përveç kategorive të deritanishme, në pakon e katërt me masa ekonomike, punonjësit e ndërmarrjeve të falimentuara, pensionistët me pension deri në 15.000 denarë, prindërit beqarë, si dhe njerëzit që janë të papunë dhe kërkojnë punë në mënyrë aktive do të marrin kartelë pagesore në vlerë prej 9.000 denarëve.
Për tre vjet kemi bërë reformë të plotë të sistemit të mbrojtjes sociale. Kemi rritur ndihmën sociale për 300 përqind, kemi futur shtesë fëmijërore dhe për arsim dhe kemi zgjeruar përfshirjen e fëmijëve me këto masa.
Edhe në mandatin tjetër, kujdesi social vazhdon edhe më shumë dhe më mirë.
Ofrojmë ndihmë më të lartë sociale për 34.000 familje dhe shtesa fëmijërore për 65,000 fëmijë!
Vazhdojmë me masat dhe politikat që sjellin shanse për të gjithë dhe na heqin përgjithmonë nga varfëria.
Në vend të politikës penale dhe drakoniane selektive penale, ne futëm paralajmërim para dënimit dhe dënimit proporcional. Ne kemi ulur gjobat për individët në 75 përqind.
Kemi miratuar Ligj për shlyerjen e interesit për borxhet për personat fizik. Me këtë, kemi fshirë 10 milion euro borxhe të qytetarëve, para që mbetën në shtëpi në buxhetet e tyre.
Seriozisht kemi ulur tarifat e përmbaruesit dhe noterit, si dhe çmimet e shërbimeve kadastrale. Dhe këtu nuk ndalemi!
Të gjitha këto janë masa që ofrojnë më shumë para për qytetarët, por gjithashtu ofrojnë një qasje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë në mënyrë të barabartë.
LSDM ka treguar dhe vërtetuar se interesohet për të gjithë, VMRO-DPMNE tregon se kujdeset vetëm për kriminelin e arratisur Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij kriminelë.
Prandaj, më 15 korrik, qytetarët do të votojnë për konceptin që siguron më shumë para në buxhetet e tyre dhe jo për rinovimin e regjimit që vodhi paratë e tyre.
Më 15 korrik, qytetarët do të votojnë për një shoqëri të drejtë dhe sundim të ligjit. Nuk do të ketë rinovim të krimit, as rinovim të regjimit.
Faleminderit.