fbpx

Zaev nga Çairi: E ndërtuam konceptin e një shoqërie, por ndërtuam edhe rrugë në të gjithë shtetin, treguam se ka para për të gjithë nevojat e qytetarëve

Facebook
Twitter
LinkedIn

“Edhe në kohën kur i zgjidhnim çështjet e hapura dhe kur trasonim rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, arritëm suksese kyçe dhe në plan të brendshëm, suksese në ekonomi, në infrastrukturë”, porositi kryetari Zoran Zaev në tribunën qytetare në Çair.

“Përderisa i zgjidhnim kontestet me Greqinë dhe Bullgarinë, përderisa ndërtonim konceptin “një shoqëri”, ndërtuam edhe rrugë në të gjithë shtetin. 750 kilometra rrugë janë ndërtuar. Po ndërtohet intensivisht autostrada Kërçovë – Ohër, po ndërtohen rrugë ekspres Shtip – Koçani, Shtip – Radovish, ndërsa ka filluar ndërtimi edhe i autostradës Shkup – Bllacë. Kemi siguruar 70 milionë euro për rrugë lokale dhe 55 milionë euro për ujësjellës dhe kanalizime. Kemi treguar se ka para për gjithçka në shtet, edhe të ndërtojmë rrugë edhe ujësjellës edhe të kthejmë para tek qytetarët përmes TVSH-ja imë, përmes rritjes së rrogave dhe pensioneve. Kemi arritur shumë, do të tregojmë se mundemi dhe më shumë edhe më mirë”, përfundoi Zaev.

Vegëz për video:  https://youtu.be/h0O5tZLUW7Y?t=3474

 

Последни вести