Mi 276 mijë qytetarë shfrytëzojnë kartelë pagesore vendore, në ekonomi janë injektuar 17,7 milionë euro, masat e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM janë dëshmuar se janë të vërteta dhe në kohë të duhur

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Konferencë për shtyp, Fatmir Bytyqi, kryetar i Komisionit për Financa në LSDM

Përmes masave dhe politikave të shumta, LSDM-ja gjatë tre viteve të kaluara në vazhdimësi tregoi dhe dëshmoi se çka do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët.

U konfirmua edhe se koncepti i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, paratë prapa tek qytetarët, me sukses funksionon jo vetëm në kohëra të qeta, por edhe në kohë të krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike botërore.

Masat antikrizë të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja, të miratuara për ndihmë dhe përkrahje të qytetarëve, kompanive, ekonomisë, në përgjithësi u treguan si të vërteta dhe në kohë të duhur.

Për këtë flasin edhe numrat, mbi 276 mijë qytetarë tashmë kanë marrë dhe shfrytëzojnë kartelë pagesore vendore.

Me këtë rast, vlera e përgjithshme e kartelave tashmë të dhëna pagesore vendore deri më 18.07 është 24,6 milionë euro, prej të cilave veçmë janë harxhuar, respektivisht injektuar në ekonomi 17,7 milionë euro përmes blerjes së prodhimeve dhe shërbimeve vendore.

Me kartelat pagesore janë realizuar mbi 1,2 milion transaksione, ose më konkretisht, qytetarët i kanë përdorur kartelat më së shpeshti në markete 89%, restorante dhe ushqim 5%, tekstil, veshmbathje, këpucë 3%, barnatore 2,3%.

Ose më saktë, qytetarët më së shumti kanë blerë në markete dhe kanë realizuar qarkullim prej 982 milionë denarë, tekstil, veshmbathje dhe këpucë 42 milionë, restorante dhe ushqim 30 milionë denarë, mobilje 12 milionë, barnatore 10,8 milionë, hotele dhe turizëm tre milionë e tjera.

U konfirmua projeksioni se kartela pagesore vendore ka benefit të shumëanshëm për të qytetarët dhe ekonominë, sepse e mbështet konsumin privat, prodhuesit vendor dhe veprimtaritë shërbyese, kontribuon në rigjallërimin e aktivitetit ekonomik dhe simulon pagesën elektronike që është edhe një mekanizëm në luftën kundër ekonomisë gri.

Shkaku i zgjerimit të listës së qytetarëve që i përfitojnë këto kartela, si dhe përgjigjes pozitive të ankesave të paraqitura, afati për dhënien e kartelave pagesore vendore është vazhduar edhe gjatë kësaj jave për qytetarët që ende nuk i kanë marrë kartelat e tyre pagesore.

 

Të respektuar

Këto fakte dhe numra janë edhe një konfirmim se LSDM-ja çdoherë ka qenë dhe mbetet partia, e cila është në anën e qytetarëve dhe shtetit.

Kështu vazhdojmë edhe në të ardhmen. Me Qeverinë e re të udhëhequr nga LSDM-së edhe më shumë edhe mirë me politika të forcuara që nënkuptojnë standard më të mirë për qytetarët dhe ekonomi stabile.

Qytetarët e mirënjohin konceptin fitues të LSDM-së e cila e dërgon shtetin përpara dhe sjellë vlera evropiane në shtëpi.