Komunikatë për shtyp
Si shtet, në periudhën e ardhshme na presim sfida serioze, duhet të punohet me përkushtim që dita e parë dhe për atë këto janë kohëra kur na duhet Qeveri stabile e cila do të punojë me mandate të plotë të qytetarëve, Qeveri e fokusuar në ekonomi, drejtësi dhe negociata me BE-në.
Pas festave të Ilindenit fillon procesi i negociatave për koalicion, por ajo që është e qartë është se të gjithë deputetët në përbërjen e re parlamentare do të kenë mundësi të kyçen në forcat progresive të udhëhequra nga LSDM që sigurojnë sukses, përparim dhe zhvillim, të mbështetura nga shumica e qytetarëve dhe bashkësia ndërkombëtare.
Koalicionin që e udhëheq LSDM-ja do të jetë i hapur për të gjithë akterët politik, të cilët pranojnë të kyçen në rrugën që na dërgon përpara, gjegjësisht në rrugën evropiane, rrugën e drejtësisë dhe ekonomisë mbi të gjitha.
VMRO-DPMNE së pari duhet të sigurojë demokraci për anëtarët e saj që nuk mund të vijnë në shprehje në këtë parti të kapur, dhe më pas të sigurojë dhe të konribuooj për të ardhmen e vendit tonë.
Le të reformohet brenda, të shohin se pse humbin në re cikle zgjedhore me rend, të pastrohen tërësisht nga politikat e dëmshme të Nikolla Gruevskit dhe të trashëgimisë së tij.