fbpx

LSDM krijon shumicë të re parlamentare dhe Qeveri të re të çliruar nga nacionalizmi

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për media

LSDM i vazhdon negociatat serioze për formimin e shumicës parlamentare stabile dhe për koalicionin qeverisës me mandate të plotë, katërvjeçar dhe stabil.

Më 15 korrik qytetarët treguan se nacionalizmi është mposhtur.

Në proces është krijimi i Qeverisë së re të çliruar nga çdo lloj i nacionalizmit, Qeveri që edhe më shumë do të punojë për avancimin e konceptit një shoqëri për të gjithë.

Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM do të lëviz fuqishëm përpara në rrugën e integrimeve në BE me respektim të tërësishëm të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjen Kornizë.

Qytetarët përmes vullnetit të tyre me votë këtë e kanë kërkuar dhe këtë do ta implementojmë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Vazhdojmë të punojmë edhe më shumë edhe më mirë për qytetarët dhe shtetin.

Последни вести