Njoftim për publikun
VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është partia në të cilën nuk ekziston ndryshimi apo reformimi, parti e cila di vetëm të bllokojë, të rrënojë të gjitha të arriturat e vendit tonë si dhe të shpërndajë dezinformata.
VMRO-DPMNE dhe Mickoski në kontinuitet punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe vendit të vet, të prirë nga interesi ditor personal e partiak.
Partia më e madhe opozitare ishte poashtu nxitësja më e madhe e shkeljes së masave për mbrojtje nga korona virusi, ajo përkrahte protestat të antivakserëve, kundërshtonte masat për ndihmë ekonomike ndaj qytetarëve dhe biznesit dhe vazhdimit bllokon dhe pengon ndërtimin e qendrës së re klinike.
Kjo është vula e tyre antishtetërore të cilën çdo qytetar e ka dalluar qëmoti.
Me një sjellje arrogante dhe qëndrim të tillë, Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në i pret disfatë e re e shtata me rradhë në zgjedhjet e ardhshme lokale.