Komunikatë për media
Mickoski, ka përfunduar koha kur keni mundur të jeni prokuror, hetues dhe gjykatës, ka përfunduar ajo kohë, sot ka instance të pavarura dhe profesionale, tha kryetari i LSDM-së në TV duelin e sotëm në televizionin Kanal 5.
Kryetari Zaev theksoi se sjellja e Hristijan Mickoski është për përfitime politike dhe i bëri thirrje që ta lejojë hetimin t’i jep përgjigjet për arsyet e zjarrit në spitalin modular të Tetovës.
“Ju i komentoni të gjitha detajet, e shoh se bukfalisht flisni gjëra që janë larg çdo të vërtete.
Spitalet modulare janë bërë me specifikacione të organizuara nga Banka Botërore në të njëjtën mënyrë siç janë vendosur më herët në të gjithë vendet tjera demokratike, është realizuar procedura në përputhje me ligjin, për fund, as unë, e as ne të dy bashkë nuk duhet të komentojmë pjesë të hetimit, duhet t’u lejojmë organeve hetuese të japin të gjitha përgjigjet”, përfundoi Zaev.