Urimi i Kiracovskit për Ditën e alfabetit shqip: Alfabeti dhe gjuha kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë, ta ruajmë multigjuhësinë
Me rastin e Ditës së alfabetit shqip – 22 nëntorit, sekretari gjeneral i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski ka dërguar urim deri tek të gjithë qytetarët shqiptarë në Maqedoni.
“Në emrin tim dhe në emër të LSDM-së, dërgoj urime të përzemërta deri tek të gjithë shqiptarët në Maqedoni. Alfabeti dhe gjuha e definojnë identitetin dhe kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual dhe kulturor, që jep kontribut edhe ne zhvillim e çdo shoqërie.
Republika e Maqedonisë ka privilegjin të jetë vend modern, multigjuhësor dhe multikulturor demokratik, në të cilën vend të rëndësishëm ka edhe gjuha shqipe dhe alfabeti shqip.
Diversiteti kulturor, fetar dhe gjuhësor është një pasuri e vërtetë por edhe fije e fortë që na bashkon në ndërtimin e një shoqërie të qytetarëve të barabartë. Duhet ta ruajmë këtë pasuri sepse vetëm përmes respektimit të ndërsjellë, vetëm përmes respektimit të dallimeve do të arrijmë ta ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri për të gjithë qytetarët – koncept në të cilin LSDM-ja beson fuqishëm.
Shkup, 22.11.2018
QENDRA PËR KOMUNIKIM ME MEDIA
LIDHJA SOCIALE DEMOKRATIKE E MAQEDONISË