Komunikatë për media
Politikat e LSDM-së dhe kryetarit Zoran Zaev edhe njëherë janë konfirmuar dhe mirënjohur nga qytetarët. Sipas hulumtimit të agjencisë me renome Brima Gallup, koalicionit “Mundemi” dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kanë rejting më të madh te qytetarët.
Në pyetjen se për cilën parti politike apo koalicion do të votoni nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, 18,7% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votoin për LSDM-së. Në vendin e dytë është VMRO-DPMNE me mbështetje prej 15,1% nga qytetarët, ndërsa në vendin e tretë është BDI me mbështetje prej 8,2%, Lëvizja BESA edhe pse në këto zgjedhje garon bashkë me LSDM-në ka mbështetje prej 2,6 për qind. Nëse këto përqindje i shtohen mbështetjes së LSDM-së, dallimi në mes koalicionit “Mundemi” dhe VMRO-DPMNE-së do të jetë 6,2%.
Kryetari Zoran Zaev është politikani që ka bindshëm mbështetje më të madhe nga qytetarët. 9,4 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur se besim më të madh kanë në kryetarin e LSDM-së, Zaev, ndërsa vetëm 4,2 për qind janë shprehur për Hristijan Mickoskin.
Partitë tjera që paraqiten në anketë janë Integra me rejting prej 1,3%, E majta me 1,2 dhe PDSH me 0,6%.
Në lidhje me daljen, 41 për qind e të anketuarve janë përgjigur se sigurt do të votojnë, ndërsa 18,3 për qind nuk do të votojnë sigurt. Të tjerët do të votonin me shkallë të ndryshme të besimit por kanë më shumë prirje për të votuar se sa për të mos dalur në zgjedhjet e 15 korrikut.
Në pyetjen se kush është problemi më i madh me të cilin përballet shteti, qytetarët me 29,1% mbështetje, e vlerësojnë pandeminë COVID-19. Pas saj është papunësia me 21,2%, zhvillimi ekonomik me 14%, standardi i ulët me 9,4%, ndërsa në përqindje më të vogla nën 4% pasojnë kualiteti i ulët i administratës shtetërore, situata e përgjithshme politike dhe kriza, rrogat dhe pensionet e ulëta, krimi dhe korrupsioni, funksionimi i dobët i sistemit dhe e ardhmja e të rinjve.
Për 73,2 për qind nga të anketuarit është më mirë që shteti ynë të bëhet anëtar i BE-së, përderisa 18,3 për qind llogarisin se është më mirë të mos bëhemi anëtar të BE-së, ndërsa 8,6 për qind nuk kanë përgjigje.
Në lidhje me respektimin e masave nga koronavirusi, 63 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se shumica e masave për mbrojtje respektohen nga qytetarët, ndërsa 34 për qind janë përgjigjur se shumica nuk respektohen, 3 për qind janë përgjigjur me nuk e di.
Në pyetjen për atë se sa pajtohen që “Ndryshimi i emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe implementimi i Marrëveshjes së Prespës do të sjellë përmirësim gjeneral të situatës në vend”, 40,7% nga qytetarët janë shprehur se plotësisht ose pjesërisht pajtohen me këtë konstatim, ndërsa 36,8% plotësisht ose pjesërisht nuk pajtohen me këtë konstatim. 15,3% e të anketuarve as nuk pajtohen e as nuk e mohojnë, 4,4% nuk e dinë, ndërsa 2,8% refuzojnë të përgjigjen.
Politikat e ndershme, të përgjegjshme dhe efikase të LSDM-së dhe kryetarit Zoran Zaev edhe njëherë janë mirënjohur dhe mbështetur nga ana e shumicës së qytetarëve. Të gjitha hulumtimet e opinionit publik nga agjencitë relevante tregojnë se LSDM dhe Koalicioni “Mundemi” janë favoritë absolut të zgjedhjeve të 15 korrikut.
Hulumtimi është realizuar nga 5 deri më 14 qershor në vitit 2020, me anketë telefonike (CATI) me mostër nacionale N=1.174 të anketuar në moshë prej mbi 18 vjeçare.
Hulumtimi është përpunuar dhe ofruar nga ana e Brima Gallup, ndërsa LSDM disponon me të drejtë ekskluzive për publikimin e tij.