Bartësi i listës në NjZ 2, Oliver Spasovski, këtë pasdite zhvillon takime me qytetarë në komunën e Butelit të Shkupit. Në takimin me pensionistët, ai foli për rritjen dhe sigurinë e pensioneve dhe masat e reja në Programin e LSDM-së që janë të rëndësishme për pensionistët.
“I kemi rritur pensionet. Nga janari, të gjithë pensionistët marrin një pension më të lartë për 722 denarë. 324.000 pensionistë morën një rritje mujore të pensionit prej 722 denarë. Kjo është rritja më e madhe e pensioneve në 12 vitet e fundit. Ne e bëmë të mundur këtë gjë duke stabilizuar Fondin pensional, i cili ishte në borxh. Në këtë mënyrë, ne kemi siguruar pensione të sigurta për pensionistët aktual dhe pensionistët e ardhshëm. Pensioni mesatar me rritjen e re është 15.500 denarë. Reforma e sistemit të pensioneve bëhet në bazë të një analize të plotë dhe qasje sistematike për rritjen e pensioneve, bazuar në rritjen reale ekonomike dhe jo në zgjidhjet aktuale politike. Deficiti në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor është ulur për 3.7 miliardë denarë, pa masa radikale siç janë ngrirja e pensioneve ose rritja e kufirit të moshës për pensionim. Ekonomia po rritet, të ardhurat e popullatës së aftë për punë po rriten, paga minimale është rritur për 15% vetëm për vitin 2019, paga mesatare është rritur për 5% në të njëjtën periudhë dhe janë rritur pensionet në janar “, tha Spasovski.
Ai paralajmëroi rritje të reja të pensioneve.
“Në Programin e LSDM-së, ta dini, ne jemi të përkushtuar për një pension të ri minimal, më të lartë. Të mos ketë pensionist i cili do të marrë më pak se 10,700 denarë. Sepse sasia e pensioneve është e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e pagave dhe qëllimi ynë është rritja e pagave në 4 vitet e ardhshme, kjo do të thotë mundësi të hapura për rritjen e pensioneve. Në Programin tonë për 4 vitet e ardhshme, premtojmë se pas krizës do të sigurojmë rritje të pagës minimale deri në 40% dhe rritje të pagës mesatare deri në 30%, deri në fund të mandatit – do të thotë mundësi për rritje të re të pensioneve. Ju e patë, në kushte të krizës shëndetësore dhe ekonomike, ne rregullisht, madje edhe më herët se afatet e planifikuara, paguajmë pensionet. Ne i kemi mbrojtur qytetarët dhe shtetin në krizën botërore shëndetësore dhe ekonomike nga skenarët e errëta – ne kujdesemi për shëndetin publik dhe nuk kemi lejuar që dikush të mbetet pa ekzistencë. Koncepti ynë është siguria: siguria e pensioneve, siguria e pagave, vendeve të reja të punës, më shumë investime, paga më të larta, “tha Spasovski.
Ai shtoi se politika të tilla janë gjithashtu në interes të të rinjve.
“Edhe të rinjtë qëndrojnë këtu. Të shikoni nipërit dhe mbesat e tuaja si rriten pranë jush, tu gëzoheni për mbarimin e shkollave të mesme, në diplomim, në formimin e familjeve në atdheun e tyre dhe jo të enden vetëm në botën e bardhë. Nuk ka opsion për rrugën e drejtë – para nesh kemi një mundësi, siguri, kjo është rruga e drejtë. E kundërta e sigurisë është rreziku. VMRO-DPMNE në krye me Mickovskin janë rrezik për shtetin. Ata vazhdojnë të sillen në mënyrë të papërgjegjshme, gënjejnë, përhapin panik, abuzojnë institucionet për qëllime partie, ndërsa ne vazhdojmë me zgjidhje dhe nisma të reja. Ne kujdesemi për të gjithë dhe mundemi edhe më shumë edhe më mirë, por duhet dhe do të vazhdojmë së bashku në rrugën e duhur, tha, ndër të tjera, mbajtësi i listës në NjZ 2, Oliver Spasovski në një takim me pensionistët në komunën e Butelit në Shkup.