Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në njësinë zgjedhore 2, Oliver Spasovski kishte takime me të rinjtë në komunën e Butelit.
Në takime është biseduar për projektet dhe masat që deri më tani janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren në mandatin e ri katër vjeçar, për perspektivë, të ardhme të sigurt për të rinjtë, sipas standardeve evropiane.
“LSDM dhe koalicioni Mundemi krijojnë ekonomi të re të zhvilluar e cila bazohet në teknologji të reja, qëndrueshmëri dhe kapital njerëzor. Ky është modeli që i mbron vendet e punës dhe mundëson rroga më të mëdha”, tha Spasovski.
Ai publikoi disa nga masat në Program që kanë të bëjnë me mbështetjen e të rinjve.
“Do të ketë mbështetje për sipërmarrësinë e të rinjve dhe grave, përmes granteve në vlerë prej 5.000 deri në 15.000 euro.
Gjithashtu, sigurojmë kthim të tatimit personal për të gjithë të punësuarit e rinj deri në 29 vjeç në dy vitet e para të punës. Paratë shkojnë direkt në llogari të të rinjve.
Vazhdon edhe masa për 3.000 denarë shtesë mujore rinore në prodhimtari për punësimin e të rinjve deri në 23 vjet me së paku arsim të mesëm të mbaruar”, theksoi Spasovski në takimet e mbrëmshme në komunën e Butelit.
Ai potencoi se qëllimi është motivimi i të rinjve për të mësuar, punuar dhe jetuar në vendin e tyre dhe për atë arsye mbështetja e koalicionit Mundemi më 15 korrik është votë për atë mundësi. Ai bëri dallimin me kohën e VMRO-DPMNE-së kur regjimi i ka vjedhur paratë e qytetarëve dhe e shndërruar hapësirën në të pa-perspektivë, ka bërë që të rinjtë të largohen nga shteti. Sot, tha Spasovski, shteti ynë i hap bisedimet me BE-në, që nënkupton mundësi reale për rroga më të mëdha dhe vende të reja të punës, si dhe për institucione evropiane që punojnë sipas standardeve evropiane.
Me respekt,