Komunikatë për media
Kryetari Zoran Zaev në TV duelin e sotëm në televizionin Kanal 5 ka thënë se LSDM në zgjedhjet e tanishme lokale është favorite absolute, fituese, sepse e ka ofertën më të mirë, e përbërë nga kandidatët më të mirë për kryetarë komunash dhe këshilltarë.
“Ne do të fitojmë shumicën e kryetarëve të komunave, shumicën e këshilltarëve, shumicën e votave në total dhe do të fitojmë në Qytetin e Shkupit. Argumentet tona janë projektet e realizuara deri tani dhe vizioni jonë për të ardhmen”, porositi Zaev duke shtuar se anketat e tregojnë atë se çfarë do të ndodh në zgjedhje, e kjo është fitorja e LSDM-së dhe koalicionit.
“Garojmë me koalicionin më të madh të përbërë prej 22 partive politike, ky është koalicion për të ardhmen, sepse këto zgjedhje do ta tregojnë rrugën drejt të ardhmes më të mirë, për komunat dhe për shtetin”, përfundoi Zaev.